BANKA BOTËRORE DHE BANKA NDËR-AMERIKANE PËR ZHVILLIM OFRUAN 22 MILIARDË $ PËR ARGJENTINËN | FMN-ja I OFROI ARGJENTINËS 20 MILIARDË $: 42 MILIARDË $ NDIHMË NË TOTAL PËR RIMËKËMBJE EKONOMIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 12
- 1 min read

Buenos Aries, Argjentinë | Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, dy institucione të tjera shumëpalëshe krediti kanë shpallur një paketë të konsiderueshme ndihme për Argjentinën.
Bëhet fjalë për Bankën Botërore dhe Bankën Ndër-Amerikane për Zhvillim (IDB), të cilat, do t'i vënë në dispozicion qeverisë së presidentit Javier Milei një kredi përkatësisht 12 dhe 10 miliardë dollarë amerikanë.
“Grupi i Bankës Botërore njoftoi sot një paketë mbështetjeje prej 12 miliardë dollarësh për Argjentinën, duke demonstruar besimin e saj të fortë në përpjekjet e qeverisë për të stabilizuar dhe modernizuar ekonominë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Banka Botërore të premten.
“Paketa është krijuar për të mbështetur reformat që vazhdojnë të tërheqin investime private në vend dhe për të forcuar më tej masat që qeveria kombëtare po zbaton për të nxitur krijimin e vendeve të punës”, thuhet në deklaratë.
Nga ana tjetër, IDB-ja njoftoi se do të mbështesë Argjentinën me financime deri në 10 miliardë dollarë për sektorin publik dhe privat gjatë tre viteve të ardhshme, subjekt i miratimit nga Bordi Ekzekutiv i Drejtorëve, një angazhim që thekson se plotëson marrëveshjet e fundit të vendit me FMN dhe Bankën Botërore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments