BANKA E SHQIPËRISË: OFROHEN KREDI TË FAVORSHME PËR BIZNESIN ME INTERESA TË ULËTA DERI NË 3.5%.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 29
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Bizneset e vogla e të mesme do të mbështeten me hua me interesa të ulëta deri në 3.5%.
Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli sqaroi se dhënia e këtyre kredive do të ketë kusht të vetëm përdorimin e fondeve vetëm për investime në biznes.
Në total është një fond prej 25 miliardë lekësh që është vënë në dispozicion të bankave të nivelit të dytë, të cilat, mbajnë edhe kostot operacionale të kreditimit.
Për nivelin e kredisë është vendosur një tavan dhe vlerësimet janë që mund të përfitojnë rreth 100 mijë biznese.
Programi parashikon mbështetje për të gjithë sektorët e ekonomisë, por, me fokus, te bujqësia.
Afati maksimal për disbursimin e këtyre kredive do të jetë për një kohë jo më të gjatë se 5 vjet.
Përzgjedhja e bizneseve do të kryhet nga bankat tregtare që do të jenë pjesë e këtij programi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires