top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BANORËT E FSHATIT BAKS-RRJOLL (NË VELIPOJË) U MBLODHËN SOT PËRPARA SPAK-ut PËR TË PROTESTUAR KUNDËR PROJEKTIT TË FSHATIT TURISTIK “BLUE-BORGO” TË OLIGARKUT BASHKIM ULAJ: DEPOZITUAN KALLËZIM PENAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 28
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Banorët e fshatit Baks-Rrjoll (në Velipojë) u mblodhën sot përpara Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të protestuar kundër projektit të fshatit turistik “Blue-Borgo”, investim i cili sipas tyre i përket oligarkut Bashkim Ulaj, të cilin, banorët e akuzojnë për përvetësimin e tokave të tyre.

 

Pas përplasjeve fizike me strukturat vendore të Policisë së Shtetit gjatë protestave që ata mbajtën në pronat e tyre, banorët zhvendosën protestën përpara prokurorisë, ku dorëzuan një kallëzim penal kundër oligarkut Bashkim Ulaj.

 

Banorët kërkojnë që ndërtimi i projektit të ndalohet dhe të respektohen të drejtat dhe interesat e tyre.

 

Bashkim Ulaj nuk ka asnjë shans të futet aty. Nuk kemi ardhur për të bërë luftë apo për t’u përplasur me policinë; kemi ardhur për transparencë dhe për t’i treguar shtetit shqiptar se çfarë kriminelësh ka këtu. Për fshatarët nuk ka bashki”, deklaroi një prej banorëve që u paraqit para SPAK-ut.

 

Fshati turistik (vila dhe hotele luksoze) planifikohet të ndërtohet në kufirin mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër, duke zënë një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Yorumlar

5 üzerinden 0 yıldız
Henüz hiç puanlama yok

Puanlama ekleyin
bottom of page