top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BARI SINTETIK NË FUSHAT E FUTBOLLIT U SHPALL I JASHTËLIGJSHËM PËR PËRDORIM NË BASHKIMIN EUROPIAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 28, 2023
  • 2 min read

Bruksel, Belgjikë | Komisioni Evropian ka vendosur që nga 15 tetori 2023 nuk do të jetë më e mundur të shiten produkte që përmbajnë shkëlqim të lirë, pra ato që mund të shpërndahen në mjedis.


Vendimi, i zyrtarizuar më 25 shtatorin e kaluar, vjen edhe në bazë të studimit të ECHA, të publikuar në gazetën britanike Rojtari (The Guardian), në lidhje me mikroplastikën, tashmë të pranishme në sasi të mëdha, jo vetëm në mjediset detare dhe tokësore, por, edhe në gjakun e njeriut.


Vullneti i Komisionit Evropian është të reduktojë ndotjen mikroplastike me 30% deri në vitin 2030.


Sipas studimit të ECHA, në fakt, çdo vit në Evropë rreth 42000 ton mikroplastikë shtohen në produktet e përdorura zakonisht, dhe më pas shpërndahen në mjedis.


Produktet kryesore që përmbajnë këto substanca janë padyshim shkëlqimi, i përdorur në kozmetikë, si dhe kremrat e trupit, detergjentët dhe zbutësit, por, edhe plehrat dhe disa pajisje mjekësore.


Megjithatë, ndalimi përfshin edhe materialet e përdorura për sipërfaqe sportive si bari sintetik, i cili, ka qenë shumë i përhapur vitet e fundit në shumë qendra sportive (mendoni vetëm fushat klasike të futbollit me pesë krahë), të shpërndara në të gjithë kontinentin.


Pikërisht në rastin e qendrave sportive që përdorin terrene me bar sintetik, Komisioni parashikon një periudhë tranzicioni prej rreth 8 vitesh, për të lejuar përshtatjen me legjislacionin e ri.


Nga 4 deri në 12 vjet për sa i përket botës së kozmetikës.


Një shënim nga Komisioni Evropian specifikon: “Një hap tjetër i rëndësishëm përpara për mbrojtjen e mjedisit është ndërmarrë, duke miratuar masa që kufizojnë shtimin e qëllimshëm të mikroplastikës, në produktet e rregulluara nga legjislacioni REACH i BE-së për kimikatet.


Megjithatë, mbeten disa produkte që mbeten jashtë rregullores, si ato që lëshojnë një sasi minimale mikroplastike në mjedis, si disa materiale ndërtimi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page