BASHKIMI EVROPIAN: JEMI KUNDËR ÇDO PËRPJEKJEJE PËR TË MINUAR PUNËN E SPAK-ut.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 6
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Bashkimi Evropian botoi raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë.
Në raportin e botuar Bashkimi Evropian nënvizon nevojën për intensifikimin e reformave, për të evidentuar më tej mangësitë që janë ende të pranishme.
Në raport, Bashkimi Evropian shprehet qartazi kundër përpjekjeve për të minuar punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“… nevojën për të intensifikuar më tej reformat për të adresuar mangësitë që vazhdojnë të jenë të pranishme në lidhje me ‘themelet’, veçanërisht për sa i përket sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të minuar punën e institucioneve të pavarura, siç është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, thuhet në raport.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments