BASHKËPUNIMI I TREGTARËVE MEKSIKANË TË DROGËRAVE ME SPIUNËT KINEZË PËR TË HELMUAR POPULLIN AMERIKAN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 2, 2023
- 5 min read

Nga z. Emmanuel Pietrobon. Trafikantët meksikanë të drogës po përgatiten të shesin një ngarkesë droge sintetike, të përpunuar me lëndë të parë të furnizuar nga agjentët sekretë kinezë. Trafikantët meksikanë të drogës duan vetëm të fitojnë para, në tregun më të madh të drogës në planet. Spinët kinezë, nga ana tjetër, po përpiqen të mbushin rrugët e rivalit më të madh të vendit të tyre me të vdekur të pakallur (zombie). Të dyja palët fitojnë para, megjithëse në mënyra të ndryshme, pasi Amerika është e detyruar të shpallë një emergjencë të shëndetit publik. Tregtarët afrikano-amerikanë të drogës po shesin kokainë të blerë me çmime jashtë tregut, nga një shitës me shumicë i panjohur nga Nikaragua. Ata nuk kanë besim. Erë si një operacion i fshehtë i policisë federale. Por drogërat janë të bollshme, të lira dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në grahmat e epidemisë së krakut. Kur shitësi i shumicës zhduket në ajër, pa i lajmëruar, do të mendojnë se ardhja e patrullave është çështje orëve. Nuk do të shkojë kështu: ata do të shohin sërish furnizuesin e tyre në një lajm televiziv, të paraqitur nga reporteri si një gueril i Kontras (Contra). Klaneve që dominojnë peizazhin kriminal të Marsejës u afrohet një burrë që pretendon se është nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA). Ai ka ardhur nga Uashingtoni për t'i ofruar atyre ofertën klasike që nuk mund të refuzohet: sytë e mbyllur të autoriteteve amerikane dhe franceze mbi trafikun e tyre ndërkombëtar të heroinës në këmbim të një dore kundër Moskës. Meksika sot. Shtetet e Bashkuara të viteve tetëdhjetë. Franca në vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë. Histori të vërteta të aleancave jo të shenjta midis krimit të organizuar dhe shërbimeve sekrete, forca antitetike që duhet të urrejnë njëra-tjetrën, të luftojnë njëra-tjetrën, por që, më shpesh se sa mendohet, bashkëpunojnë në emër të parasë dhe të pragmatizmit. LULËKUQE, LUFTËRA DHE OPIUM. Jo të gjitha luftërat bëhen me ushtarë, armë dhe tanke. Vetëm ato më të rëndësishmet. Shumë herë, nën hijen e embargove, komploteve të pallateve, dhe përplasjeve diplomatike, shtetet përballen me njëri-tjetrin në mënyrë jokonvencionale. Sepse në luftë gjithçka është e drejtë. Madje edhe regjistrimi i trafikantëve të drogës si agjentë sekretë, përdorimi i mafias për të kryer operacine me flamuj të rremë, dhe krijimi i karteleve shtetërore të drogës. Historia e fundit është një varg aleancash jo të shenjta midis shërbimeve sekrete dhe krimit. Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe MI6 britanike kontaktuan klane në periferi të Teheranit për të përhapur kaos në rrugët e kryeqytetit iranian në kulmin e operacionit Ajax. Shtetet e Bashkuara përdorën rrjetin amerikan të Koza Nostras (Cosa Nostra) për të përhapur terror në Kubën post-revolucionare, veçanërisht gjatë Operacionit Mongose. Por historitë për të treguar, të denja për përshtatje filmike, do të ishin të shumta. Emri i Shteteve të Bashkuara është sigurisht ai që përsëritet më shumë kur shkruajmë dhe flasim për marrëveshje të fshehta mes shërbimeve sekrete dhe krimit të organizuar, por, lista e aleancave jo të shenjta, është e gjatë, dhe përfshin shumë vende perëndimore dhe joperëndimore, demokratike dhe autoritare, ndër të tilla si Shqipëria, Koreja e Veriut, Republika Popullore e Kinës, Rusia, Serbia, Turqia dhe Venezuela. Nuk është natyra e regjimit politik, dhe ndjeshmëritë kulturore, që i bëjnë këto marrëveshje të dyshimta moralisht të mundshme ose të pamundura, por, të dobishme politikisht, po aq sa konteksti i brendshëm, situata ndërkombëtare dhe synimet që duhen arritur. Tre përcaktues që mund të ndikojnë në kohëzgjatjen, shpeshtësinë dhe shtrirjen e marrëveshjeve. Është qëllimi që justifikon mjetet. Për Korenë e Veriut, viktimë e një regjimi të ashpër dhe mbytës të sanksioneve, kontrabanda e mallrave të falsifikuara dhe të paligjshme, nga dollarët e falsifikuar te droga, është një mënyrë për të marrë lumenj parash që përndryshe do të ishte e pamundur të mblidheshin. Për shtetin e thellë të Ankarasë, i cili ka bashkëpunuar me familjet mafioze turke që nga Lufta e Ftohtë, është një çështje e kontrollit të diasporës, dhe zonave gri të Anadollit, siç janë rajonet me shumicë kurde. Është interesi kombëtar ai që dikton ligjin. Për Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë një çështje politike, në shprehjen e saj më makiaveliste. Prandaj lidhja franceze në një çelës antikomunist. Që këtej rrjedh mirëkuptimi katërpalësh midis CIA-s, Kontrasve, Crips dhe Bloods, të riemërtuar Aleanca e Errët nga z. Gerri Ueb (Gary Webb), në një funksion anti-sandinist. Dhe prandaj opiumi i zotërve të drogës të Laosit në avionët e shoqërisë ajërore Air America. LUFTËRAT E REJA TË OPIUMIT. Opiumi është elementi i përsëritur i shumë komploteve, të largëta nga njëra-tjetra në kohë, duke pasur protagonistë shërbimet sekrete, mafiozët, bandat, dhe/ose kartelet si aktorë mbështetës të tyre, dhe një vend që do të paloset në mënyrë jokonvencionale, ose një lider për t'u eliminuar si antagonist. Pikërisht në plantacionet e lulëkuqeve të opiumit dhe Erythroxylum Coca janë shkruar shpesh kapituj të rëndësishëm të librave të historisë, siç janë luftërat e opiumit, dhe aleancat midis shteteve, dhe antishtetërve janë nënshkruar në emër të interesit kombëtar (për të parën ) dhe të pasurisë (për këtë të fundit). Opiumi ishte një nga aleatët më të rëndësishëm, por më pak të njohur të Botës së Parë gjatë Luftës së Ftohtë. Zotët e drogës të Trekëndëshit të Artë në fakt ishin kooptuar në aleancën e madhe kundër Bashkimit Sovjetik: mbrojtjen e plantacioneve të tyre, dhe hyrjen e mallrave të tyre në tregun amerikan, me ndihmën e Air America, në këmbim të ndihmës në civile, në luftëra dhe me prokurë të Indokinës. Në Amerikën Latine, në mënyrë të ngjashme, 007-at e Langleit (Langley-CIA) ndërtuan një rrjet aleancash antikomuniste të bazuara në mbështetjen e karteleve të drogës, dhe në lehtësimin e trafikut të paligjshëm të drejtuar nga grupet guerile të ekstremit të djathtë. Lufta e Kontrasve në Nikaragua e mbështetur nga të ardhurat e kokainës së tyre të shitur në rrugët e Kalifornisë, me ndihmën e bosëve të drogës meksikanë dhe hondurianë, si Juan Ramon Matta-Ballesteros. Një histori, ajo e të ashtuquajturës Aleancë e Errët, për të cilën edhe sot dihet pak, sepse kushdo që u përpoq të hedhë dritë mbi misteret e saj ka vdekur – pyesni z. Geri Ueb (Gary Webb) dhe z. Enrik Kamarena (Enrique Camarena, agjenti i fshehtë i DEA-s i njohur si Kiki). Trafikantët e drogës mund të jenë spiunë të shkëlqyer dhe të padyshimtë. Herë të tjera ata mund të ndihmojnë në mbledhjen e parave të mjaftueshme për të financuar një luftë guerile. Dhe akoma herë të tjera, siç tregohet nga rasti i aleancës jo të shenjtë midis Pekinit dhe narkosve meksikanë, ata mund të kontribuojnë në “lëngëzimin social” të rivalit, duke përmbytur rrugët e tij me droga të lira dhe vdekjeprurëse. Të shkruash për paktin mes Kinës dhe lëndëve narkotike meksikane për prodhimin e heroinës, fentanilit dhe të të tjera drogërave është e barabartë me të treguarit e anës së errët të krizës së opioideve, urgjencës më serioze sociale dhe shëndetësore në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila, është (gjithashtu) një luftë hibride. Dhe shifrat e krizës, për më tepër, janë ato të një buletini lufte: 841000 të vdekur mes viteve 1999 dhe 2022. Sepse kush plagoset nga opiumi, vdes nga opiumi. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments