top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“BBC” KA REPUTACION SI TREGUESE E SË VËRTETËS POR GJATË PERIUDHËS KOVID-19 FOLI SIÇ DESHI QEVERIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 11, 2023
  • 11 min read

Nga z. Gordon Rayner.

Londër, Britani e Madhe | BBC është aq shumë krenare për faktin se dikur kishte punësuar Xhorxh Oruellin (George Orwell), saqë një statujë e tij qëndron jashtë selisë së Shtëpisë së Transmetimit, për të frymëzuar stafin e saj në rrugën e punës. E gdhendur në murin pas statujës është vëzhgimi i tij, i cili thotë se: “Nëse liria do të thotë diçka, do të thotë të drejtën për t'u thënë njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë”. Disa nga ata të stafit kanë menduar se çfarë do të kishte bërë autori i “1984”-ës (Nineteen Eighty Four) për raportimin e BBC-së për pandeminë Kovid 19, dhe pjesëmarrjen e saj në Forumin e Politikave Kundër-Dezinformimit, një organ i krijuar nga qeveria, për të vrarë atë që u konsiderua si lajm i rremë (feik njuz). Vetë emri i tij mund të kishte rënë nga faqet e romanit më të madh të Oruellit, dhe ironia nuk humbet tek gazetarët e BBC-së, të cilët u akuzuan efektivisht për krim të mendimit, nëse do të guxonin të sugjeronin debate të hapura mbi strategjinë e bllokimit të qeverisë. Ka prova në rritje që gjatë pandemisë “BBC” u shndërrua nga një transmetues kombëtar i themeluar mbi paanshmërinë, në një transmetues shtetëror që mbyti zërat që sfidonin përgjigjen autoritare ndaj Kovid 19. Gazeta Telegrafi (The Telegraph) ka folur me gazetarët aktualë dhe ish-gazetarët e BBC-së, të cilët përshkruan një klimë frike që ekzistonte në korporatë gjatë pandemisë, me reporterë me përvojë që talleshin hapur, nëse ata vinin në dyshim mençurinë e bllokimeve, ose quheshin disident. Disa u ankuan te menaxherët e lartë për qëndrimin e paqartë të BBC-së, por u injoruan. Të tjerët komunikuan përmes grupeve të fshehta në “WhatsApp”, për të ndarë zhgënjimet e tyre, si anëtarë të një lëvizjeje rezistence. Gazetarët aktualë dhe ish-Gazetarët e BBC përshkruan një klimë frike që ekzistonte në korporatë gjatë pandemisë. Ndërsa organizatat e tjera të lajmeve bënë vlerësimet e tyre për provat shkencore kontradiktore mbi koronavirusin dhe mënyrat më të mira për t'i peshuar ato, “BBC” ishte e vetme në mesin e mbledhësve të lajmeve në pjesëmarrjen në Forumin e Politikave Kundër-Dezinformimit, i cili kryesohej nga ministra ose nëpunës civilë. BBC” ka pretenduar se ka marrë pjesë vetëm në takime si një vëzhguese dhe ka minimizuar rëndësinë e saj, por kjo në mënyrë të pashmangshme e lë korporatën të hapur ndaj akuzave se po merrte diktim nga qeveria, në vend që të lejonte gazetarët e saj të shqyrtonin të gjitha prova në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Kishte censurë të hapur”, thotë një gazetar. Nuk ka pasur asnjë debat se kujt duhet dhe kujt nuk duhet t'i jepet kohë transmetimi, kjo ishte shumë e qartë. Njerëzit më thoshin është e rrezikshme të bësh pyetje, gjë që është e jashtëzakonshme. Nëse do t'u sugjeronit redaktorëve se çdo gjë tjetër përveç rrëfimit të njëanshëm për Kovid-in ishte madje e mundur, do të përballeshit me një pamje tmerri të tmerrshëm. Tani po flasim për dëmet afatgjata të shkaktuara nga bllokimet, dhe ato kanë kontribuar në atë dëm duke mos qenë kritikë, dhe duke mos pasur një debat. Personi i dërguar nga BBC për të marrë pjesë në takimet e Forumit të Politikave Kundër-Dezinformimit ishte znj. Xhesika Sesil (Jessica Cecil), themeluesja e Iniciativës së Lajmeve të Besuara, e cila, u krijua nën drejtorin e përgjithshëm të atëhershëm, z. Toni Holl (Tony Hall), në vitin 2019 - para Kovid 19- për t’u paraprirë lajme të rreme, dhe për të paralajmëruar partnerët mediatikë për të pavërtetat që qarkullojnë globin. Megjithatë, në vend që të lejonte Forumi të bënte punën e tij duke parë raporte mashtruese, “BBC” dërgoi znj. Sesil në takimet e në “Zoom” të Forumit, të cilat filluan në dhjetor 2020. Ato u kryesuan në disa raste nga Dame Karolinë Dainëneixh (Caroline Dinenage), ministrja e atëhershme e shtetit për Dixhitalizim dhe Kulturën, dhe në raste të tjera nga Sarah Kononlli (Sarah Connolly”, drejtore e sigurisë dhe e dëmeve në internet, në Departamentin për Dixhitalizimin, Kulturën, Median dhe Sportin. Të pranishëm ishin zyrtarë të tjerë nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social; përfaqësues të firmave të mediave sociale; akademikë nga gjashtë universitete dhe dikush nga rregullatori i transmetimit Ofcom. Fillimisht u krijua për të parandaluar përhapjen e të pavërtetave në lidhje me Vaksinat e Kovid 19 në internet, por në një takim në janar 2021 grupi diskutoi nëse shtrirja e dëmeve duhet të kufizohet vetëm tek vaksinat e Kovid-19, duke sugjeruar se ishte e mundur që shtrëngimi i të ashtuquajturit dezinformim do të shkonte përtej Kovid 19. Vetë ekzistenca e tij – së bashku me atë të Njësisë së veçantë të Kundër-Dezinformimit brenda Qeverisë, ishte mbajtur nën radar në atë kohë dhe nuk është e vështirë të merret me mend pse. Z. Rabin Etken (Robin Aitken), një ish-gazetar i “BBC”-së dhe autor i librit The Noble Liar (Mashtruesi Fisnik: Si dhe përse “BBC” shtrembëron lajmet), për të promovuar një axhendë liberale, tha se ishte alarmante të zbuloje se “BBC” mori pjesë në Forum, të cilin ai e denoncoi se ishte një komplot kundër debatit publik. Ai tha: Kush e dinte për këtë? Nuk ka transparencë. “BBC”-ja ka një reputacion mbarëbotëror si një thënëse e së vërtetës, por diçka si kjo njësi e jep të gënjeshtërt këtë, sepse tregon se kur e zgjedh atë, ajo shkon në vijën e duhur dhe bën punën që qeveria dëshiron të bëjë. E gjithë kjo ide e dezinformimit, është një metodë e zbatimit të një ortodoksie në debatin publik. Ish-gazetari dhe autori i “BBC”-së z. Rabin Etken (Robin Aitken), tha se ishte alarmante të zbuloje se “BBC” mori pjesë në Forum. BBC”-ja është e dëshpëruar të zvogëlojë rëndësinë e takimeve, duke thënë se znj. Sesil i ndoqi ato vetëm me status prej vëzhgueseje, megjithëse nuk arriti të shpjegojë se çfarë do të thoshte kjo. Vetë znj. Sesil, e cila është larguar nga “BBC” dhe ka kaluar si këshilltare, specialiste e dezinformimit global, tha se ishte një çështje e “BBC”-së, dhe ia referoi pyetjen e gazetë Telegrafi (The Telegraph) zyrës së shtypit të saj. Sipas një burimi që ndoqi takimet, ata shpejt u bënë një grup njerëzish të marrëdhënieve publike nga kompanitë e internetit që i tregonin ministrit se çfarë pune të shkëlqyer po bënin. Dame Karolinë Dainëneixh (Caroline Dinenage) e anuloi Forumin pas gjashtë muajsh. Sidoqoftë, vendimi i “BBC”-së për të marrë pjesë në Forum ishte në përputhje me vendimin e saj për të mbështetur linjën e themelimit për përgjigjen ndaj pandemisë, të zbatuar me raporte të zymta nga repartet e Kovid-19, në të cilat iu dha akses i gjerë. Pavarësisht nëse ai erdhi si rezultat i drejtpërdrejtë i Forumit të fshehtë (i cili refuzon të publikojë procesverbalet e paredaktuara të takimeve të tij), nuk ka dyshim se shumë prej atyre që vunë në pikëpyetje efikasitetin e bllokimeve, maskave ose mbylljes së shkollave, iu dha një hapësirë e shkurtër ligjërimi. Ishte çështja e rëndësisë më të madhe në jetën tonë, por nuk kishte asnjë debat për të, tha një ish-gazetar i “BBC”. Ne duhet të vendosim integritetin dhe paanshmërinë tonë në radhë të parë dhe kjo nuk ndodhi. Njerëzit sugjeronin ekspertë të kualifikuar si zëra alternativë, por në përvojën time asnjë prej tyre nuk u shfaq në transmetim. Gazetari ishte një nga tre personat që i dhanë dëshmi private grupit gjithëpartiak të Parlamentit për reagimin dhe rimëkëmbjen ndaj pandemisë nëntorin e kaluar. Dëshmia e tyre nuk u bë kurrë publike, por ata kanë pranuar të ndajnë përvojat e tyre me gazetën Telegrafi (The Telegraph). Të gjithë ata janë shumë të frikësuar nga pasojat e të folurit për t'u identifikuar me emër. Një dëshmitar i dytë i tha APPG-së në atë kohë: Downing Street ndoqi strategjinë e saj të bllokimit me një shpërfillje të pamatur për shëndetin mendor të publikut, duke i lidhur mesazhet e tij me frikë dhe faj për të siguruar pajtueshmëri të gjerë. Kjo qasje duhet të kishte bërë që të binin këmbanat e alarmit për çdo gazetar liridashës në “BBC”; në vend të kësaj, shumë nga kolegët e mi u gëzuan. Atmosfera apokaliptike në redaksinë e lajmeve u ushqye nga rregullat e reja të shëndetit dhe sigurisë të krijuara për të ndaluar përhapjen, shumë prej të cilave ishin absurde, dhe lloji i teatrit ku “BBC”, është më se e aftë për të vepruar. Burimi ngriti shqetësimet e tyre me menaxherët e lartë, përfshirë redaktorët e programit, por u tall hapur prej tyre. Gazetarëve të “BBC”-së iu tha që të mos përdornin fjalën bllokim në një memo nga një redaktor i lartë, në ditën kur u njoftua bllokimi i parë, porn ë vend të saj të flisnin për kufizime dhe vetëm për kufizime, në përputhje me politikën e Downing Street. Gazetari i tretë që foli me APPG foli për një klimë frike në “BBC” për të dalë jashtë linjës, dhe ndau një email me komitetin që ata i kishin dërguar një redaktori të lartë, duke vënë në dukje se shkencëtarët eminentë që ishin konsideruar si të besuar burimet në të kaluarën ishin heshtur sepse sfidonin linjën e qeverisë. Gazeta Telegrafi (The Telegraph) e ka parë emailin dhe përgjigjen nga menaxheri, por nuk po e riprodhon sepse rrezikon të identifikojë burimin. Gazetari tha se: Përgjigja që mora ishte patronizuese dhe poshtëruese. Thelbi i saj ishte pak a shumë “kthehu në kutinë tënde, nuk mund të kesh një mendim”. I njëjti burim ishte i habitur me hezitimin e redaktorit të tij për ta lejuar atë të raportonte mbi marshimet kundër bllokimit nga Kovid 19, që po ndodhin në Londër, disa prej të cilave tërhoqën dhjetëra mijëra protestues. Ata thanë: Në takimet editorial, nëse ngrihet fakti se ka marshime bllokimi, ju thoni, jo, kjo nuk është në rendin e ditës. Znj. En Bris (Anna Brees), një ish-prezantuese e lajmeve të “BBC”-së që u largua nga korporata para Kovid-it, u kontaktua nga një redaktor i lartë i “BBC”-së me të njëjtin mendim kur znj. Bris postoi në Twitter për skepticizmin e saj të bllokimit. Një e-mail nga redaktori, dërguar në maj 2021, thoshte: Më duhet të di se kush ndan shqetësimet tona. Është e pamundur të jesh në krye në takimet e nivelit të lartë pa e ditur se kush është me ne, dhe kush nuk është... Znj. Bris, autore e librit “Turpi: Kur gazetarët ndaluan së dëgjuari”, thotë se përpjekja për të organizuar reagimin dështoi, sepse gazetarët e “BBC” ishin aq të shqetësuar, sa mund të ishte një kurth për të identifikuar kundërshtarët, dhe kësisoj ishin shumë të frikësuar për të kontaktuar redaktorin. Pandemia dhe bllokimet, u provuan të ishin një goditje e vlerësimeve për “BBC”. Në vitin 2020, audienca mesatare për “News at Six” midis mesit të marsit dhe qershorit u rrit nga 4.1 milion në 2019 në 6.3 milion në 2020. Këtë vit shifra ra në 3.4 milion. Si një organizatë mediatike me prirje të majta, rrjedh se “BBC” do të ishte në favor të ndërhyrjes së shtetit, dhe si një organ i financuar nga publiku, mund të ketë qenë gjithashtu e etur për t'i treguar qeverisë se po bënte diçka për të kundërshtuar lajmet e rreme. Megjithatë, “BBC” zakonisht nuk është e ngadalshëme për të zgjedhur përleshjet me qeverinë. Gazetarët e saj besojnë se një faktor tjetër, i cili imiton fjalorin e lajmeve të 1984 (Nineteen Eighty e Four), është në lojë: mendimi në grup. Unë nuk isha palë në ndonjë komplot, por besoj se kishte një kombinim të mendimit në grup me censurën fisnike, thotë një gazetar aktual i “BBC”. BBC”-ja është e populluar nga njerëz që vijnë nga një sfond i caktuar, dhe ndajnë pikëpamje të caktuara. Kishte një ndjenjë që bllokimet ishin një bezdi, por se ato ishin të nevojshme. Rreth 80 për qind e stafit të “BBC”-së punonin nga shtëpia, kështu që fillimisht po kursenin para. Nëse do të kishte pasur më shumë njerëz me prejardhje të klasës punëtore, ose njerëz që ishin vendosur në banesat e katit të shtatë me fëmijë, do të kishte pasur një shkallë skepticizmi nëse ia vlente kostoja e izolimit. Ndër shkencëtarët që u bënë të padëshiruar në “BBC”, pavarësisht se ishin pranuar si ekspertë të shquar në fushën e tyre përpara goditjes së pandemisë, ishte Carl Heneghan, professor i mjekësisë së bazuar në prova në Universitetin e Oksfordit. Në ditët e para të pandemisë, ai ishte një zë i njohur në radion dhe televizionin “BBC”, duke diskutuar se si mendonte se do të evoluonte pandemia, dhe çfarë mund të bëhej për ta kundërshtuar atë, por kur filloi të vinte në dyshim politikën e qeverisë, ai u pushua nga redaktorët e “BBC”. Prof Heneghan tha: Gjatë gjithë vitit 2021, unë u fantazova praktikisht nga “BBC”. Ndonjëherë më rezervonin për të shkuar në programe, por më pas anulohej, ose më thoshin se nuk isha i nevojshëm. M’u tha nga njerëz në “BBC” se ai nuk po mbështeste bllokimet, dhe nga pikëpamja editoriale po devijonte nga ajo linjë. Arriti deri në pikën ku “BBC” ishte nganjëherë vetëm krahu i transmetimit të qeverisë, për shembull mënyra se si ata raportuan shifrat e vdekjeve pa dhënë asnjë kontekst për to. Të dhënat mjekësore po futesh në listën e miratuar për të dalë në transmetim, thjesht sepse ishin mesazh i qeverisë. Rasti i Devi Sridhar, profesor i shëndetit publik në Universitetin e Edinburgut. Në qershor 2021, kur vaksina Pfizer u miratua për përdorim te fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, Prof Sridhar tha për programin e çështjeve aktuale të fëmijëve “Newsround” se vaksina Pfizer ishte 100 për qind e sigurt për fëmijët. Gazetarët e “BBC”, të vetëdijshëm se asnjë ekspert mjekësor nuk do të pretendonte ndonjëherë se një vaksinë është 100 për qind e sigurt, ngritën alarmin me menaxherët, duke vënë në dukje se prof. Sridhar nuk ishte virolog, imunolog apo ekspert për vaksinimin. Deputetja Esther McVey, bashkë-kryetare e APPG-së, dhe një ish-prezantuese televizive, tha: Unë fillova në “BBC” dhe e gjithë puna ishte të merrja të gjitha anët e argumentit, dhe të merrja njohuri të reja për situatën, dhe të isha mendjehapur. Duke pasur parasysh numrin e orëve të mbulimit që mori Kovid-19, mungesa e kuriozitetit ishte e jashtëzakonshme. BBC” mohon se nuk ka përfshirë një sërë zërash dhe pikëpamjesh në mbulimin e saj Kovid-19. Rregullatori i transmetimit “Ofcom” mund të pritej që të kërkonte llogari nga “BBC”, duke i kujtuar për detyrën e saj të paanësisë, por në vend të kësaj gazetarët e “BBC” besojnë se Ofcom ishte pjesë e problemit, nëse jo shkaku i qasjes së mbyllur të “BBC”-së ndaj Kovid-19. Më 23 mars 2020, ditën kur z. Boris Xhonson (Boris Johnson) shpalli bllokimin e parë kombëtar, Ofcom lëshoi ​​udhëzime mbi standardet e transmetimit gjatë pandemisë së koronavirusit, të cilat kishin një efekt të thellë dhe të menjëhershëm te redaktorët, sipas burimeve të shumta. Ai paralajmëroi për dëm të rëndësishëm të mundshëm që mund të shkaktohej nga materiali i transmetuar, duke përfshirë saktësinë ose çorientimin material në programe, në lidhje me virusin, ose politikat publike në lidhje me të. Ai tha se çdo shkelje që lind nga programimi i dëmshëm i lidhur me koronavirusin do të konsiderohej potencialisht serioze, dhe mund të rezultonte në një sanksion ligjor. Sipas dëshmitarit të tretë që dha dëshmi për APPG-në, shumë gazetarë të pyetur më parë u trembën të paraqisnin ndonjë mendim, ide apo opinion, tjetër përveç linjës zyrtare të qeverisë. Ofcom, të mos harrojmë, u ul gjithashtu në Forumin e Politikave kundër Dezinformimit së bashku me BBC. Deputeti Graham Stringer, bashkë-kryetar, me znj. McVey, i APPG-së për reagimin dhe rimëkëmbjen ndaj pandemisë, tha: Ofcom duket se nuk ka arritur në përgjegjësinë e tij, dhe ne kemi parë se si udhëzimet e tij për koronavirusin vepruan si një pengesë për analizën kritike të qasjes së qeverisë ndaj Kovid-19. Bllokimet, mandatet e maskave dhe kufizimet e tjera, ishin një hap në të panjohurën. Është tronditëse që nuk patëm një debat të fortë rreth tyre në kanalet e transmetimit kombëtar. Një zëdhënës i “BBC” tha: Ne e kundërshtojmë plotësisht këtë karakterizim të mbulimit tonë Kovid-19; ne shfaqëm një sërë zërash gjatë pandemisë, duke përfshirë ata skeptikët ndaj bllokimeve, në përputhje me detyrën tonë për paanshmërinë e duhur. Ne nuk e njohim këtë përshkrim të mjedisit tonë të punës. Ashtu si organizatat e tjera të lajmeve, historitë që mbulojmë janë subjekt i diskutimeve dhe debateve të fuqishme editoriale. “BBC” mori pjesë në Forumin e Politikave kundër Dezinformimit vetëm në cilësinë e vëzhguesit. Personi që mori pjesë nuk ishte një ekzekutiv i “BBC News” dhe nuk luajti absolutisht asnjë rol në vendimmarrjen editoriale. Një zëdhënës i Ofcom shtoi: Rregullat tona nuk e ndalojnë transmetimin e përmbajtjes që sfidon politikën dhe këshillat e shëndetit publik në lidhje me Kovid-19. Udhëzimet tona u kujtuan transmetuesve të jenë të vetëdijshëm për dëmin e mundshëm që mund të shkaktohet nga pretendimet mashtruese për virusin. Ne kemi qenë gjithashtu vazhdimisht të qartë se, duke pasur parasysh kufizimet e paprecedenta të lirive publike të vendosura gjatë pandemisë, e drejta për lirinë e shprehjes, duke përfshirë pyetjen dhe sfidimin e këshillave dhe politikave të qeverisë, u bë edhe më jetike. Siç e dimë tani, bllokimi i parë i Pranverës vlerësohet të ketë shpëtuar 1700 jetë, sipas një studimi historik të botuar në fillim të kësaj jave, i vendosur kundër një numri ende të panjohur njerëzish që kanë vdekur nga kanceri, sulmet në zemër dhe sëmundje të tjera për shkak se kujdesi ishte i ndërprerë ose i padisponueshëm. Për të mos përmendur arsimin e dëmtuar, rritjen e problemeve të shëndetit mendor të fëmijërisë, dhe koston e madhe për ekonominë. Z. Etken (Aitken) tha: Qeveria ishte në panic, dhe “BBC” mbylli menjëherë debatin nëse mbyllja ishte qasja e duhur. Kishte njerëz racionalë, shumë të kualifikuar, të cilët mendonin se mbyllja ishte e gabuar, dhe atyre nuk iu dha kohë transmetimi. Kjo është një tradhti ndaj qëllimit parësor të “BBC”-së, si përçuese e debatit kombëtar. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page