BE: “DIREKTIVË PËR SHTËPITË E GJELBRA”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 8, 2023
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Lajme për të ashtuquajturën “Direktiva për Shtëpitë e Gjelbra”.
Institucionet e BE-së kanë arritur marrëveshje për rregullat e reja për performancën energjetike të ndërtesave. Kjo është bërë e ditur nga Parlamenti Evropian.
Marrëveshja erdhi pas negociatave jozyrtare midis Komisionit, Këshillit, dhe Parlamentit të Bashkimit Europian, të cilët, vendosën për rishikimin e Direktivës së Performancës Energjetike të Ndërtesave.
Dispozita kërkon që shtetet anëtare të garantojnë reduktimin e konsumit mesatar të energjisë së ndërtesave me 16% gjer në vitin 2030, dhe me 26% gjer në 2035.
Detyrimi që ndërtesat të braktisin kaldajat me gaz, është shtyrë nga viti 2035 gjer në 2040.
Ligji ka të bëjë me eliminimin e lëndëve djegëse fosile.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments