top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“BE”: LINDI BANKA EUROPIANE E HIDROGJENIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 21, 2023
  • 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Marrëveshja e Gjelbër Evropiane sapo ka filluar rrjedhën e saj, dhe pak muaj para zgjedhjeve, Von der Leyen përshpejton investimet.


Kështu, me rastin e Javës Evropiane të Hidrogjenit, Presidentja e Komisionit shpalli planet e reja të shpenzimeve të Brukselit, me mbi 17 miliardë euro ndihmë shtetërore për rreth 80 projekte hidrogjeni në të gjithë Bashkimin Europian.


Ndërkohë, këtë javë do të mbahet ankandi i parë i Bankës Europiane të Hidrogjenit, i mbështetur nga 800 milionë € financim europian.


Këtu duhet të mblidhen edhe financimet nga sektori privat, të bashkuara në projektin e investimeve në luginat evropiane të hidrogjenit.


Në pranverën e vitit 2024 do të nisim raundin e dytë të ankandeve, duke arritur një vlerë totale prej tre miliardë eurosh. Është një premtim që kemi bërë një vit më parë, dhe që tani po bëhet realitet”, tha presidentja Von der Leyen, e cila, gjithashtu siguron zhvillimet ndërkombëtare, duke garantuar importe të larmishme të hidrogjenit të rinovueshëm nga furnizues të besueshëm.


Presidentja Von der Leyen njoftoi krijimin e një Banke Evropiane të Hidrogjenit një vit më parë.


Vetëm këtë verë, hidrogjeni i prodhuar nga energjia bërthamore u njoh si një burim energjie e rinovueshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page