BE VENDOSI RREGULLA PËR INTELIGJENCËN ARTIFICIALE | SI DO TË NDIKOJNË ATO TE NJERËZIT?
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 15, 2023
- 4 min read
Bruksel, Belgjikë | Çfarë është Akti i Inteligjencës Artificiale (AI0, dhe si funksionon?
Akti AI vlerëson dhe analizon rreziqet e produkteve apo shërbimeve, të cilat, përdorin inteligjencë artificiale, dhe përqendrohet në rregullimin e përdorimit të inteligjencës artificiale, në vend të teknologjisë.
Legjislacioni është bërë për t’imbrojtur demokracinë, sundimin e ligjit, dhe të drejtat themelore, siç është liria e shprehjes, duke nxitur investime, dhe inovacion në të njëjtën kohë.
Sa më i rrezikshëm që të jetë aplikacioni, aq më të ashpra do të jenë rregullat.
Ato, të cilat përbëjnë rrezik të vogël, siç janë sistemet që rekomandojnë përmbajtje, apo filtrat e përmbajtjeve të rrezikshme, detyrohen të ndjekin rregulla të lehta, si për shembull të tregojnë se mundësohen nga AI.
Sistemet me rrezikshmëri të lartë, siç janë mjetet mjekësore, përballen me kërkesa më të mëdha, si përdorimi i të dhënave të cilësisë së lartë, dhe ofrimi i të dhënave të qarta për përdoruesit.
Përdorimi i disa AI-ve është i ndaluar, sepse, vlerësohet se përbëjnë rrezik të papranueshëm, si për shembull sistemet për notimin e shoqërisë, të cilat, i kontrollojnë sjelljet e njerëzve, disa lloje të sistemeve për zbulimin e aktiviteteve të mundshme kriminale, dhe sistemet për njohje emocionale, në shkollë dhe në vend të punës.
Njerëzve në publik nuk mund t’iu skanohet fytyra nga policia me sisteme për “identifikim biometrik” të mundësuara nga AI-ja, përveç në rastet e krimeve serioze si, rrëmbimi apo terrorizmi. Akti i AI-së do të futet në fuqi vetëm dy vjet pasi ligjvënësit evropianë ta kenë dhënë miratimin final, i cili pritet të hidhet në votim në fillim të vitit 2024.
Shkeljet mund të dënohen me gjoba deri në 35 milionë euro, apo 7% të të hyrave globale të kompanisë.
SI DO TË NDIKOJË AKTI I AI-SË NË PJESËN TJETËR TË BOTËS?
Akti i AI-së do të vlejë për rreth 450 milionë banorët e BE-së, por, ekspertët thonë se ndikimi i tij mund të shtrihet shumë më larg, për shkak të rolit udhëheqës të Brukselit për të vendosur rregulla, të cilat, vlejnë si standard botëror.
BE-ja e ka luajtur këtë rol më parë me rregulla të kaluara të teknologjisë, më e veçanta, është detyrimi për të bërë prizë të përbashkët për mbushje, e cila, e detyroi kompaninë Apple të heqë dorë nga kablloja e vet, për mbushësit e produkteve të saj.
Ndërsa shumë vende të tjera po mendohen nëse duhet, dhe si ta frenojnë AI-në, rregulloret gjithëpërfshirëse të BE-së pritet të shërbejnë si udhërrëfyes.
“Akti AI është rregullorja e parë botërore gjithëpërfshirëse, horizontale dhe detyruese e inteligjencës artificiale, e cila, jo vetëm që do t’i ndryshojë gjërat në Evropë, por me shumë gjasa do ta rrisë momentumin global për ta rregulluar AI-në nëpër juridiksione”, tha Anu Bradford, eksperte e ligjeve të BE-së, dhe rregulloreve digjitale.
“Kjo e vë BE-në në pozitë të veçantë për të qenë lider dhe për t’i treguar botës se AI-ja mund të qeveriset, dhe se zhvillimi i saj mund të jetë subjekt i monitorimit demokratik”, tha ajo.
“Duke mos e ndaluar plotësisht teknologjinë e njohjes së fytyrës në kohë reale, Brukseli praktikisht i ka dhënë dritën e gjelbër vëzhgimit digjital distopik në 27 vendet anëtare të BE-së, duke e vendosur një precedent shkatërrues në gjithë botën”, tha organizata e të drejtave të njeriut Amnesty International.
Sipas saj “ndalesa e pjesshme është një mundësi e humbur për ta ndalur dhe parandaluar dëmin kolosal ndaj të drejtave të njeriut, hapësirës civile, dhe sundimit të ligjit, të cilat, tashmë janë të kërcënuara nëpër BE.”
Organizata ka shprehur brengosje edhe për dështimin e ligjvënësve për të ndaluar eksportin e teknologjive të AI, që mund t’i dëmtojnë të drejtat e njeriut – përfshirë përdorimin e notimit të shoqërisë, diçka që e bën Kina për t’i shpërblyer ata që i binden shtetit përmes vëzhgimit.
ÇFARË PO BËJNË VENDET E TJERA PËR RREGULLOREN E AI-SË?
Dy fuqitë më të mëdha të AI-së në botë, SHBA-ja dhe Kina, kanë nisur t’i përpilojnë ligjet e veta.
Presidenti amerikan, Xhëu Badn (Joe Biden), e nënshkroi një urdhër ekzekutiv për AI, në muajin tetor, i cili, pritet të forcohet nga legjislacioni dhe marrëveshjet globale. Urdhri u kërkon zhvilluesve kryesorë të AI t’i këmbejnë me qeverinë rezultatet e testeve të sigurisë, dhe të dhënat e tjera.
Agjencitë do të krijojnë standard, për t’u siguruar se mjetet e AI janë të sigurta para se të publikohen për përdorim publik.
Kina, ndërkohë, ka publikuar masa të përkohshme për menaxhimin e AI së përgjithshme, të cilat, vlejnë për përmbajtje si, tekst, fotografi, audio, video dhe të tjera të cilat prodhohen për njerëzit brenda Kinës.
SI DO TË NDIKOJË AKTI I AI-SË NDAJ CHATGPT-SË?
Rritja e paparë e ChatGPT-së të Open AI tregoi se teknologjia po shënon përparime tejet të mëdha, dhe i detyroi politikëbërësit evropianë, ta përditësojnë propozimin e tyre.
Akti i AI përfshin provizione për chatbot-et, dhe sistemet e tjera të ashtuquajtura sisteme të AI, për qëllime të përgjithshme, të cilat mund të kryejnë detyra të shumta, nga shkrimi i poezive, deri te krijimi i videove dhe shkrimi i kodeve kompjuterike.
Shumica e sistemeve për qëllime të përgjithshme përballen me kërkesa themelore për transparencë, si publikimi i hollësive për të dhënat e tyre qeveritare, dhe të tregojnë se sa shumë energji kanë përdorur për t’i trajnuar modelet në një gamë të gjerë të veprave të shkruara dhe imazheve të fshira nga interneti.
Ato, po ashtu, duhet t’i përmbahen ligjit të BE-së për të drejtat e autorit, dhe ta përmbledhin përmbajtjen që e kanë përdorur për trajnime.
Me rregulla më të ashpra do të përballen sistemet më të avancuara të AI me fuqinë më të madhe kompjuterike, të cilat, përbëjnë rreziqe sistematike, që zyrtarët duan të mos i lejojnë të përhapen në shërbime, që ndërtohen nga zhvilluesit e softuerëve. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Komentarji