top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

BELIND KËLLIÇI U PARAQIT NË PROKURORINË E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK).

Tiranë, Shqipëri | Z. Belind Këlliçi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

 

Z. Këlliçi ka kryer disa denoncime në SPAK, lidhur me inceneratorin e Tiranës por edhe të lidhura me ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë për dosjen penale nën hetim nga SPAK-u, të emërtuar “5D”.

 

Ai ka depozituar dhe një kallëzim penal ndaj Drejtorit të Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla, ndaj z. Elvin Tivari.

 

Sipas tij, vartësi i z. Redi Molla, i cili, kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, rezulton të jetë bërë pronar i një firme, e cila, është aksionere në një hotel të ndërtuar në Dhërmi.

 

Ish-deputeti demokrat ka denoncuar në SPAK dhe z. Arbajn Mazniku, për të cilin, deklaroi se me firmën e tij ka shembur në Tiranë 13 pallate në marrëveshje me kompaninë “5D Konstruksion”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page