top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

BERAT: DY VETA PRETENDUAN SE RANË PREH E NJË SULMI ME ARMË ZJARRI.

Berat, Shqipëri | Dy veta banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit.

 

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

 

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

 

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre.

 

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Lajm në përditësim, …👇👇👇

 

Dy shënjestrat e të shtënave me me armë zjarri në Berat ishin:

1- Z. Antonio Merkaj;

1- Z. Apostol Dhëmbi.

 

Bëhet me dije se ata ndodheshin te “Karaburant Merko” kur nga një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.

 

Z. Merkaj dhe z. Dhëmbi janë larguar me vrap nga karburanti ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.

 

Dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”, atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

 

Asnjëri prej tyre nuk është plagosur nga breshëria e armës automatike kallashnikov.

 

Si sulmues dyshohen vëllezërit Fatjon Maloku dhe Marko Maloku, banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.

 

Sipas të dhënave, konflikti mes dy grupeve ka dyshohet se ka nisur që në Greqi për prishje pazaresh droge mes tyre.

 

Strukturat vendore të Policisë së Shtetit pas identifikimit të autorëve, është duke punuar për kapjen e tyre.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page