BERAT: U ARRESTUA SHAQIR HELMI | U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR BARDHOK LLESHI (BANUES NË LEZHË) DHE ENVER MUÇA (BANUES NË TIRANË): AKUZOHEN SE MBOLLËN HASHASH NË FSHATIN MENDRAK TË KUÇOVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 13
- 2 min read
Updated: 7 days ago

Berat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Shaqir Helmi.
Në kërkim policor u shpallën:
1- Z. Bardhok Lleshi, banues në Lezhë.
2- Z. Enver Muça, banues në Tiranë.
Ata akuzohen si të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në vitin 2021, në fshatin Mendrak, të Kuçovës.
Njoftim | Kuçovë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat nën drejtimin e Prokurorisë Berat operacioni policor i koduar "Kultivimi".
Zbardhet pas një hetimi disa vjeçar një rast i kultivimit të qindra bimëve narkotike në vitin 2021.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve të kryera në vijim të këtij operacioni u proceduan penalisht 4 shtetas të tjerë, pasi në banesat e tyre u gjetën armë gjahu, fishek arme gjahu, armë sportive dhe 16.980 paund britanik.
Komisariati i Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat nën drejtimin e Prokurorisë Berat, finalizuan pas një hetimi disa vjeçar operacionin "Kultivimi", ku si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi Sh. H., 28 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B. Ll., 23 vjeç, banues në Lezhë dhe E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Të tre këta shtetas dyshohet se në vitin 2021, kanë kultivuar në fshatin Mendrak, Kuçovë bimë narkotike kanabis, të cilat janë konstatuar dhe asgjësuar në atë kohë nga Policia.
Gjithashtu, në vijim të operacionit, në zbatim të urdhrave të kontrollit të lëshuar nga Gjykata Berat, u ushtruan kontrolle banesash, ku në përfundim të kontrolleve u proceduan penalisht 3 shtetas për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", si dhe 1 shtetas për veprën penale "Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", konkretisht shtetasit:
-E. G., 29 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, (i dënuar më parë nga autoritetet britanike për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike"), pasi në banesën e tij u gjetën 16.980 paund britanik, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
-V. H., 51 vjeçe, banuese në fshatin Mendrak, Kuçovë, pasi në banesë iu gjetën 1 armë gjahu dhe fishekë të armës gjahut.
-R. G., 54 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, pasi në banesë iu gjetën 1 armë sportive dhe disa fishekë luftarak.
-V. (Q). K., banues në fshatin Magjat, Kuçovë, pasi në banesë iu gjetën fishekë arme gjahu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments