top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BETAVOLT PRETENDON SE KA ZHVILLUAR NJË BATERI BËRTHAMORE QË MUND TË PRODHOJË ENERGJI ELEKTRIKE PËR 50 VJET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 17, 2024
  • 1 min read

Pekin, Kinë | Startup kinez Betavolt pretendon se ka zhvilluar një bateri bërthamore, që mund të prodhojë energji elektrike për 50 vjet, pa pasur nevojë për karikim ose mirëmbajtje.

Bateria është më e vogël se një monedhë, dhe përfshin 63 izotope. Ajo po kalon testimin për prodhim masiv, i cili, pritet së shpejti.

Betavolt pohon se bateria e tij bërthamore është e para në botë, që arrin miniaturizimin e energjisë atomike.

Kompania synon të përdorë teknologjinë në aplikacione të ndryshme, duke përfshirë hapësirën ajrore, pajisjet e AI, pajisjet mjekësore, mikroprocesorët, sensorët e avancuar, dronët e vegjël, dhe mikrorobotët.

Bateria thuhet se është miqësore me mjedisin, dhe e sigurt për t'u përdorur në pajisjet mjekësore, si stimuluesit e ritmit.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Комментарии

Оценка: 0 из 5 звезд.
Еще нет оценок

Добавить рейтинг
bottom of page