BIBLIOTEKA KOMBËTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË HAPI EKSPOZITË ME RASTIN E 80-VJETORIT TË LINDJES SË DR. IBRAHIM RUGOVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 3, 2024
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në nderim të intelektualit të madh, studiuesit dhe shkrimtarit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë përkujtoi sot 80-vjetorin e lindjes së arkitektit politik të Kosovës, z. Ibrahim Rugova.
Përkujtimi u krye nëpërmjet hapjes së një ekspozite.
Kjo ekspozitë përcjell një panoramë mbi punën studimore të Dr. Ibrahim Rugovës, pasuri e cila vijon të jetë kontribut i çmuar në letërsinë dhe bibliografinë shqiptare.
Çështja e Kosovës ka qenë një nga objektet kryesore të veprimtarisë së tij politike e shprehur në titujt: “Çështja e Kosovës: biseda me Marie-Françoise Allan dhe Xavier Galmiche”, “Pavarësia dhe demokracia: intervista dhe artikuj”.
Gjithashtu, nuk mungojnë artikuj të shkëputur nga organe, si:“Rilindja”, “Nëntori” etj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Hollin kryesor të BKSH-së përgjatë gjithë kësaj jave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments