BILL GEITS: TRI DITË PUNË NË JAVË | INTELIGJENCA ARTIFICIALE DO TË PUNOJË PËR NJERIUN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 15, 2023
- 2 min read
Uashington, Amerikë | Inteligjenca Artificiale dhe ndikimi që do të ketë në shoqërinë tonë ka qenë një nga temat kryesore të debatit në vitin 2023.
Në këtë kuptim, bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Geits (Gates), bëri një parashikim për inteligjencën artificiale dhe ditën e punës.
Ai është në favor të një jave pune me tre ditë. Duke marrë si shembull ardhjen e kompjuterëve, dhe përdorimin e tyre në punë, për të argumentuar përgjigjen e tij, ai tha: “Unë nuk mendoj se ndikimi i inteligjencës artificiale do të jetë aq shkatërrues sa ai i revolucionit industrial, por, padyshim, do të jetë aq i madh sa prezantimi i kompjuterit.”
Lidhur me këtë pajisje, ai pohoi se ajo ndryshoi përgjithmonë punën e zyrës, dhe mbrojti potencialin që ka inteligjenca artificiale: “Ajo mund të ndryshojë tregun e punës. Në të ardhmen, do të punojmë më pak se sot.”
Gjithashtu ai përjashtoi që zbatimi i inteligjencës artificiale në punë do të thotë domosdoshmërisht humbje e vendeve të punës: “Nëse liron fuqinë punëtore, mund të ndihmosh më mirë të moshuarit. Kërkesa për punë, për të bërë gjëra të mira, është ende e madhe.” Edhe pse debati vazhdon ende për avantazhet dhe disavantazhet e mundshme të inteligjencës artificiale, Bill Geits (Gates), iu drejtua aspektit njerëzor për të mbrojtur tezën e tij: “Qëllimi i jetës nuk është vetëm të punosh. Nëse arrijmë që si shoqëri të punojmë vetëm tre ditë në javë, ndoshta është më mirë.” Kohëzgjatja e orarit të punës, është një çështje që është në fokus në Europë. Krahasuar me pjesën tjetër të Evropës, Franca e reduktoi javën në 35 orë në fund të viteve 1990, ndërsa në Belgjikë, për shembull, është 38. Vendi evropian me javën më të shkurtër të punës është Holanda, me 31 orë, dhe më e gjata, Serbia, me 42 orë, sipas Eurostat. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments