top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“BIOCAP” ELEMINON 99.9% MIKROPLASTIKËN NGA UJI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 30, 2023
  • 1 min read

Kolumbi, Kanada | Studiuesit nga Universiteti i Kolumbisë Britanike të Kanadasë, dhe Universiteti Siçuan (Sichuan) i Kinës, kanë zhvilluar një filtër “bioCap”, që eliminon deri në 99.9% të mikroplastikës nga uji. Procesi me bazë bimore përdor komponime nga frutat dhe druri, për të mbuluar tallashin, në një pajisje cilindrike për filtrimin e ujit. Kjo pajisje, e njohur si “bioCap”, tregoi efikasitet në heqjen e mikroplastikës bazuar në përbërjen e tyre. Ajo parandaloi akumulimin mikroplastik në organet e minjve në teste. Teknologjia, e përshkruar në revistën “Advanced Materials”, konsiderohet e përshtatshme për aplikime industriale dhe shtëpiake, për shkak të përbërjes së saj organike. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page