top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BISEDIME MES SHBA-ës DHE RUSISË | DELEGACIONI RUS UDHËHIQET NGA KRYETARI I KOMISIONIT TË PUNËVE TË JASHTME TË SENATIT GRIGORI KARASIN DHE NGA SERGEI (SERGEY) BESEDA - KËSHILLTAR I DREJTORIT TË FSB-së.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 1 min read

Riad, Arabia Saudite | Delegacionet ruse dhe amerikane kanë filluar bisedimet në Riad për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass”.

 

Agjencia zyrtare e lajmeve e Moskës raportoi lajmin duke cituar një burim të afërt me delegacionin rus.

 

Takimi - raporton ‘Tass’ - po zhvillohet në hotelin Ritz-Carlton në Riad; delegacioni i Moskës udhëhiqet nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit, Grigori Karasin dhe z. Sergei (Sergey) Beseda, këshilltar i drejtorit të FSB-së”.

 

Takimi i sotëm vjen pas takimit të djeshëm ndërmjet delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës, po në Riad të Arabisë Saudite.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page