
Jeruzalem, Izrael | Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë kontaktuar me zyrtarë nga tre vende të Afrikës Lindore për të diskutuar rivendosjen e palestinezëve nga Gaza.
Mediat izraelite e raportuan këtë, duke cituar një raport të entit mediatik “Associated Press”, i cili mori informacione nga burime amerikane dhe izraelite.
Zyrtarët thanë se Sudani e hodhi poshtë propozimin, ndërsa Somalia dhe Somalilandi thanë se nuk ishin në dijeni të tij, raportoi transmetuesi televiziv izraelit “Kan TV”.
Sipas planit të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), më shumë se 2 milionë banorët e Gazës do të zhvendoseshin përgjithmonë diku tjetër.
Presidenti amerikan ka propozuar që ShBA-ës të marrë në zotërim territorin, të mbikëqyrë një proces të gjatë pastrimi dhe ta zhvillojë atë si një projekt të pasurive të paluajtshme, duke e kthyer Gazën në një rivierë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments