top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVI: PËRLESHJE MES MËSUESVE DHE POLICISË NË LA PAZ | MËSUESIT KËRKOJNË TRAJTIM FINANCIAR MË TË MIRË; QEVERIA I FTOI NË DIALOG; ATA NUK DUAN DIALOG; DUAN PARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

La Paz, Bolivi | Dhjetra mësues u përleshën me policinë në La Paz, pranë Ministrisë së Arsimit, si pjesë e një sërë protestash kundër qeverisë së presidentit Luis Arke (Arce).

 

Delegacione profesorësh nga rajone të ndryshme të Bolivisë dolën dje para ministrisë për të kërkuar, ndër të tjera, një buxhet më konsistent, orët dhe zërat e shpenzimeve të barabarta dhe gëzimin e plotë të përfitimeve të pensionit.

 

Përleshjet filluan pasi mësuesit u përpoqën të kalonin me forcë përpara kontingjentit të policisë që ruante ndërtesën publike.

 

Policët u përgjigjën me gaz lotsjellës.

 

Disa orë para trazirave, ministri i Arsimit Omar Veliz kishte kritikuar mobilizimin e mësuesve, duke thënë se ata po merrnin vendime të këqija, por gjithashtu kishte këmbëngulur në nevojën e rifillimit të dialogut.

 

Mobilizimi kur dialogu është i hapur nuk ka kuptim, është i dëmshëm”, tha ministri Veliz në një konferencë për shtyp.

 

Ministër i paaftë pse nuk largohesh?”, iu përgjigj sheshi me parulla të ndryshme proteste.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page