La Paz, Bolivi | Z. Roland Dedja, nga Durrësi, u gjet i vdekur në Bolivi.
Ai njihej me nofkën “Fantazma” për shkak se ishte arratisur disa herë nga burgjet italiane.
Ai u gjet i vdekur në një banesë të marrë me qira bashkë me një të njohurin e tij në Shën Kruz (Santa Cruz), të Bolivisë.
Kumtohet se ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak por nuk përjashtohet edhe vrasja e tij.
Sipas hetimeve të autoriteteve boliviane, i njohuri i tij është zhdukur që nga dita e vdekjes së z. Dedja.
Sipas autoriteteve boliviane, z. Dedja ka hyrë në Bolivi në muajin nëntor të vitit 2023.
Ai mori me qira një shtëpi dhe jetonte me një mik bolivian që po ndiqej penalisht për mashtrime.
Në 25 shtator 2023 ai u arratis nga burgu i Teramos në Abruxo (Abruzo), të Italisë, i ndihmuar nga një dron, i cili transportoi mjetet e nevojshme që u përdorën më pas për të prerë kangjellat dhe për të zbritur me litar.
Në kohën e arratisjes, z. Dedja ishte në pritje të gjykimit penal i akuzuar shkelje penale të lidhura me drogërat dhe për grabitje.
Ai ishte i akuzuar edhe për vrasjen e z. Shpëtim Kupës, në Breshia të Italisë.
Në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments