BOSNJE-HERCEGOVINA NËN NDIKIMIN E RESHJEVE TË MËDHA TË SHIUT | 2 TË ZHDUKUR; 1 POLIC + 1 QYTETAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 28
- 1 min read

Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë | Dy veta janë zhdukur në qytetin e Tuzllës në Bosnje-Hercegovinë si pasojë e reshjeve të mëdha, të cilat, kanë shkaktuar rritjen e nivelit të ujit në lumenj.
Bëhet fjalë për një polic dhe për një subjet që në orët e paradites së 27 marsit 2025 ka ikur nga policia dhe është futur në shtratin e lumit Jala.
Reshjet po vazhdojnë për ditën e të tretë me radhë në pjesën më të madhe të Bosnje-Hercegovinës, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati.
Gjendje e rënduar raportohet në pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit, ku janë mbyllur disa rrugë kryesore.
Në Laktash, afër Banjallukës, janë përmbytur rreth 100 shtëpi. Lumi Bukovica ka çarë kanalin rreth orës katër të mëngjesit dhe ka përmbytur një lagje të tërë.
Sipas Institutit Federal Hidrometeorologjik, reshje intensive priten deri më 29 mars 2025, ndërsa më pas parashikohet stabilizim gradual i motit dhe ndërprerje e reshjeve deri më 3 prill 2025.
Në fund të vitit të kaluar, Bosnja-Hercegovina u përballë më vërshime vdekjeprurëse, ku 27 veta vdiqën nga përmbytjet dhe rreshqitjet e dheut më 4 tetor 2024.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments