top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRAZIL: ARTIKULACIONI I POPUJVE INDIGJENË TË BRAZILIT DHE DEPUTETJA DHE UDHËHEQËSJA INDIGJENE SELIA KSAKRIABA (CELIA XAKRIABÁ) E PARTISË “SOCIALIZËM DHE LIRI” AKUZUAN POLICINË SE USHTRI DHUNË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 12
  • 1 min read

Brasilia, Brazil | Artikulacioni i Popujve Indigjenë të Brazilit, APIB, publikoi një shënim ku shprehte dënimin e veprimit të policisë në mbrëmjen e djeshme para Parlamentit kundër drejtuesve të tyre që po zhvillonin një demonstratë.

 

Dhjetra njerëz, përfshirë të moshuar dhe fëmijë, kishin nevojë për kujdes mjekësor pasi thithën gaz lotsjellës.

 

Deputetja dhe udhëheqësja indigjene Selia Ksakriaba (Celia Xakriabá), e partisë “Socializëm dhe Liri”, PSOL, denoncoi gjithashtu shtypjen (represionin) në rrjetet e saj sociale virtuale pasi u godit nga gaz lotsjellës dhe sprej piper.

 

Kjo është raportuar nga faqja e internetit “Agência Brasil”.

 

Parlamenti, përveç miratimit të ligjeve antikushtetuese, sulmon popujt indigjenë dhe deputetët e tyre.

 

Deputetja indigjene Selia Ksakriaba (Celia Xakriabá) dhe disa njerëz u plagosën kur u pritën me gaz lotsjellës dhe gaz piper, në vendin që duhet të jetë shtëpia e demokracisë”, tha APIB në deklaratë, e cila vlerëson se në demonstratën e kaluar ishin 5000 njerëz.

 

Për deputeten Selia Ksakriaba (Celia Xakriabá) gazi u hodh pa dallim dhe ishte një akt i qartë shtypjeje (represioni) ndaj lëvizjes indigjene.

 

Edhe pse u identifikova si deputete federale, më penguan të largohesha nga vendi, më shanë, më sulmuan dhe kisha nevojë për ndihmë mjekësore në dhomën e deputetëve”, tha deputetja.

 

Demonstrata e djeshme u organizua në kuadër të Kampo (Campo) Terra Libera, demonstrata më e madhe vjetore indigjene në Brazil, e cila, përfundoi sot dhe ka arritur në edicionin e saj të 21-të këtë vit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Yorumlar

5 üzerinden 0 yıldız
Henüz hiç puanlama yok

Puanlama ekleyin
bottom of page