BRAZIL: U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ISH-PRESIDENTI I BRAZILIT FERNANDO KOLLOR (COLLOR) DE MELLO I DËNUAR ME 8 VJET BURG ME VENDIM TË FORMËS SË PRERË PËR 3 MILIONË $ RRYSHFET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 2 min read

Brasilia, Brazil | Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Brazilit (STF) Aleksandre (Alexandre) de Moraes ka urdhëruar arrestimin e ish-presidentit Fernando Kollor (Collor) de Mello (1990-1992) pasi refuzoi apelin e mbrojtjes së tij për të vonuar ekzekutimin e dënimit të tij.
Ish-presidenti Kollor (Collor) de Mello, 75 vjeç, në fakt u dënua në maj 2023 me 8 vjet e 6 muaj burg për korrupsion pasiv dhe pastrim parash pas një hetimi si pjesë e Operacionit “Lava Jato”, Duart e Pastra të Brazilit.
Ai nuk u arrestua menjëherë sepse mbrojtja e tij mund të apelohej, por tani që çështja penale ka marrë formë të prerë, gjyqtari Moraes ka urdhëruar arrestimin e tij të menjëhershëm.
Ish-presidenti u shpall fajtor për marrjen e më shumë se 3 milionë eurove (20 milionë reais) ryshfet nga UTC Engenharia në këmbim të kontratave në BR Distribuidora, ku ish-presidenti Kollor (Collor de Mello) kishte influencë politike.
Në vendimin e tij, gjyqtari Moraes urdhëroi që ish-presidenti Kollor (Collor) de Mello të vuante dënimin menjëherë në burg.
Për veprën e korrupsionit pasiv, dënimi ishte katër vjet e katër muaj, po aq edhe për veprën e pastrimit të parave.
Urdhri i arrestit është tashmë në fuqi dhe mund të ekzekutohet në çdo kohë, ndonëse kryetari i Gjykatës së Lartë, gjyqtari Luis Roberto Barroso, ka caktuar, me kërkesë të vetë gjyqtarit Moraes, një seancë plenare në distancë për ditën e sotme, në rast se ndonjë nga 11 anëtarët e FSHT-së do të rishikojë vendimin e tyre për këtë çështje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments