top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

BRAZILI NJOFTOI ANËTARËSIMIN E INDONEZISË NË GRUPIN BRICS | INDONEZIA ËSHTË ANËTARE E G20-ës DHE NDËR EKONOMITË KRYESORE TË AZISË JUGLINDORE.

Brazilia, Brazil | Qeveria braziliane, e cila, mori presidencën e rradhës të grupit Brics më 1 janarin e kaluar, njoftoi hyrjen zyrtare të Indonezisë si një anëtare e plotë e bllokut ekonomik.

 

Indonezia do të marrë pjesë zyrtarisht në BRICS si pjesë e presidencës së përkohshme të Brazilit, e cila, do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2025”, thuhet në një shënim të lëshuar sot nga Ministria e Jashtme braziliane.

 

Aderimi i Indonezisë shënon një zgjerim të mëtejshëm të grupit, fillimisht i përbërë nga Brazili, Rusia, India dhe Kina, pas pranimit të Afrikës së Jugut në vitin 2010 dhe atij të Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Etiopisë dhe Iranit në vitin 2024.

 

Anëtare e G20-ës dhe ndër ekonomitë kryesore të Azisë Juglindore, Indonezia kishte shprehur synimin e saj për t'u bashkuar me Brics-in në vitin 2023, gjatë samitit të 15-të të grupit të mbajtur në Johannesburg, Afrika e Jugut, nga 22 deri më 24 gusht 2024.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page