BRITANI E MADHE: ARLIND XHOKOLA NGA BURRELI U SHTYP ME MAKINË | U ARRESTUAN 5 VETA; POLICIA GJETI NJË MAKINË TË DJEGUR; XHERËMI HITH (JEREMY HEATH) DHE XHËU XHOUNS (JOE JONES) NË GJYKATË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 6
- 1 min read

Harlow, Londër, Britani e Madhe | Z. Arlind Xhokola, me moshë 26 vjeç, nga Burreli, u përfshi në akisdent automobilistik pranë rrugës Momples, në Harlou (Harlow), rreth orës 17:20, më 29 mars të vitit 2025.
Automjeti që e përplasi u gjet i braktisur dhe i djegur.
Autoritetet britanike të hetimit penal kanë arrestuar 5 veta si të dyshuar për përfshirë në aksidentin automobilistik ku mbeti i vdekur z. Xhokola.
Z. Xherëmi Hith (Jeremy Heath), me moshë 50 vjeç, nga Ledishot (Ladyshot), Harlow, u nxuarr në gjykatë më 3 prill të vitit 2025, i akuzuar për vrasje, grabitje dhe mbajtje të një thike në ambient publik.
Akuza penale kuza për grabitje, pengim të drejtësisë dhe mbajtje të një thike në ambient publik janë ngritur edhe kundër:
1- Z. Xhëu Xhouns (Joe Jones), me moshë 37 vjeç, nga Grit Plamtri (Great Plumtree), Herlou (Harlow).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments