BRITANI E MADHE: BISEDIMET E PAQES NË UKRAINË ME MINISTRAT E JASHTËM NDËRKOMBËTARË TË PLANIFIKUARA PËR SOT NË LONDËR U SHTYNË; PLANIFIKOHEN TAKIME ME ZYRTARË TË NIVELIT MË TË ULËT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Bisedimet e paqes në Ukrainë me ministrat e jashtëm ndërkombëtarë, të planifikuara për sot në Londër, janë shtyrë.
Këtë e bëri të ditur qeveria britanike, duke shtuar se gjithsesi do të ketë një takim me zyrtarë të nivelit më të ulët.
“Takimi i sotëm për bisedimet e paqes në Ukrainë me ministrat e jashtëm është shtyrë. Bisedimet në nivel zyrtar do të vazhdojnë”, tha për agjencinë e lajmeve “AFP”, Zyra e Jashtme Britanike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments