top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRITANI E MADHE: GJYKATA E UINÇESTËR KRAUN (WINCHESTER CROWN) SHQIPTOI DËNIM PENAL ME DY VJET E GJYSËM (30 MUAJ) BURG PËR ASMIRALD ABAZIN | TREGTAR DROGE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Londër, Britani e Madhe | Autoritetet britanike të hetimit penal shqiptuan dënim penal me dy vjet e gjysëm (30 muaj) heqje lirie për:

1- Z. Asmirald Abazi.

 

Ai u akuzua si tregtar drogërash.

 

Ai u arrestua më 28-shtator të vitit 2023 në rrugën “High Street”, Olldërshot (Aldershot), teksa ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Skoda”, brenda të cilit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një sasi e konsiderueshme droge e dyshuar e klasit A si dhe 1000 paund pare të thata (kesh).


Pas arrestimit ai u lirua me kusht, ndërsa autoritetet vijuan hetimet penale.

 

Në përfundim të hetimeve penale z. Abazi u deklarua fajtor dhe u dënua me 30 muaj burg nga Gjykata e Uinçestër Kraun (Winchester Crown).

 

Gjykata shqiptoi gjithashtu edhe një urdhër konfiskimi për 1000 paund që iu sekeuestruan, të cilat, do të dërgohen për bamirësi.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page