top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRITANI E MADHE: MIRJAN KASTRATI U DËNUA ME 6 VJET + 3 MUAJ BURG | MARIO GILAJ U DËNUA ME 8 VJET BURG: TREGTARË KOKAINE ME VLERË PREJ 413000 PAUNDËSH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 4
  • 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Autoritetet britanike të gjykimit penal shquptuan dënime penale për:

1- Z. Mirjan Kastrati, me moshë 35 vjeç, nga Romford, u dënua me 6 vjet e 3 muaj heqje lirie për tregti kokaine.

2- Z. Mario Gilaj, me moshë 24 vjeç, nga Romford, u dënua me 8 vjet heqje lirie për tregti kokaine.

 

Në total 14 vjet burg për ta.

 

Hetimi penal paraprak ndaj tyre nisi më 5 shtator të vitit 2024 kur nga autoritetet e zbatimit të ligjit u ekzekutua një urdhër kontrolli në një objekt në Dartford, i cili, përdorej prej tyre si “qendër thirrjesh” (call centre) për furnizimin me kokainë të klientëve.

 

Z. Kastrati u kap në flagrancë ndërsa bashkëbisedonte një marrëveshje për shit-blerje droge.

 

Z. Gilaj u arrestua kur u përpoq të largohej nga objekti.

 

Ata u mbajtën përgjegjës penalisht për shitjen e rreth 4 kg kokainë në Sari (Surrey) në periudhën kohore mes muajve korrik-shtator të vitit 2024, me një vlerë të përgjithshme prej 413000 paundësh.

 

Tregtia e drogës ka një ndikim shkatërrues në komunitetin vendor dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim me forcë ata që përpiqen të shpërndajnë drogë në Surrey. Këta dy burra ishin të shqetësuar vetëm për fitimin e paligjshëm dhe tani do të kalojnë 14 vjet në burg, aty ku u takon”, tha oficeri hetues, Deivid (David) Oliver.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Z. Mirjan Kastrati.
Z. Mirjan Kastrati.
Z. Mario Gilaj.
Z. Mario Gilaj.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page