top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRITANI E MADHE: POLEMIKA MBI PËRDORIMIN E BANJOVE NË MBRETËRINË E BASHKUAR PAS VENDIMIT TË GJYKATËS SË LARTË PËR PERSONAT TRANSGJINORË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 13 hours ago
  • 2 min read
Një shenjë ku shkruehet: “Për të gjitha gjinitë”, jashtë një banjoje në një aeroport.
Një shenjë ku shkruehet: “Për të gjitha gjinitë”, jashtë një banjoje në një aeroport.

Londër, Britania e Madhe | Ka polemika në Mbretërinë e Bashkuar mbi përdorimin e tualetit nga personat transgjinorë pas vendimit të Gjykatës së Lartë britanike se ata nuk kanë të drejtë të njihen si gra me ligj.

 

Komisioni për Barazi dhe të Drejtat e Njeriut (EHRC), organi që merret me mundësitë e barabarta dhe të drejtat e njeriut në vend, i cili, po punon për hartimin e një kodi sjelljeje në përputhje me verdiktin e gjykatës më të lartë në mbretëri, ka rekomanduar që gratë transgjinore të mos përdorin tualete të rezervuara për gratë në vendet e punës ose ndërtesat publike si palestra dhe spitale, dhe e njëjta gjë vlen edhe për burrat transgjinorë.

 

Vendimi u mirëprit nga qeveria laburiste e kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer), i cili, theksoi se më në fund ishte bërë qartësi në lidhje me këtë çështje, por, në të njëjtën kohë ngjalli kritika nga bota transgjinore që u frikësohet formave të diskriminimit.

 

Kjo është pasoja logjike e vendimit dhe udhëzimit që është nxjerrë: që njerëzit duhet të përdorin tualetet e seksit të tyre biologjik”, tha ministri Pet Mek’Fedn (Pat McFadden) për transmetuesin britanik “BBC”.

 

Udhëheqësja e konservatorëve Kemi Bedenok (Badenoch) gjithashtu iu bashkua debatit, duke shkaktuar polemika të mëtejshme.

 

Në një intervistë për entin mediatik “ITV News”, ajo shkoi aq larg sa sugjeroi që transgjinorët të përdorin tualete me aftësi të kufizuara, me reagimin e pashmangshëm të atyre që thanë se në këtë mënyrë një formë e metë i atribuohet atyre që nuk identifikohen me seksin e tyre biologjik.

 

Një zgjidhje e aftë për të ndalur polemikat duket ende e largët edhe për shkak se propozimi i një hapësire të tretë në vendet publike kushtuar transgjinorëve është i vështirë për t'u zbatuar.

 

Ishte z. Kishuër Follknër (Kishwer Falkner), kryetar i autoritetit, i cili, tha se transgjinorët duhet të përdorin fuqinë e tyre të përfaqësimit për të kërkuar shërbime të rezervuara për ta.

 

Por ka kufizime të dukshme të hapësirës dhe kosto të larta për përshtatjen e vendeve publike.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page