top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BULQIZË: ZJARR NË “LAGJEN E VJETËR” | BANESA E XHEVDET CARËS MORI ZJARR DUKE E LËNË TË VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 1 min read

Bulqizë, Shqipëri | Një banesë në katin e parë të një pallati në “Lagjen e Vjetër” në Bulqizë u përfshi nga flakët e zjarrit duke shkaktuar vdekjen e të moshuarit Xhevdet Cara, me moshë 80 vjeç, i cili, jetonte i vetëm.

 

Njoftim | Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09.10, në qytetin e vjetër Bulqizë, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xh.C, ka rënë zjarr.

 

Menjëherë kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit Xh.C, i cili ka humbur jetën në spital.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page