Janinë, Greqi | Strukturat e Posaçme të Policisë greke mësynë brenda qelive të burgut të Janinës.
Aksioni u ndërmor pas disa muaj hetimesh që iu kushtuan një grupi të strukturuar kriminal që vepronte brenda ambienteve të burgut të Stavrakiout në Janinë, i cili, drejtohej nga Edmond Përbasha.
Aksioni policor filloi në orën 06.00 të mëngjesit për të ekzekutuar disa urdhër arreste si dhe për të kryer kontrolle për drogë, armë etj.
Urdhër arrestet mësohet se janë për subjekte që veprojnë brenda dhe jashtë burgut, përfshirë policë, gardianë e zyrtarë.
Aksioni shkaktoi revoltën e të dënuarve.
Aktualisht është arrestuar nëndrejtori i burgut të Janinës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments