BURIMET PALESTINEZE: TANKET E IDF-së PO PËRPAROJNË DREJT RAFAHUT (NË MAUASI; NË VERIPERËNDIM).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 24
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Sipas burimeve palestineze të cituara nga mediat izraelite, automjetet e blinduara të Ushtrisë Izraelite (IDF) kanë filluar të përparojnë drejt zonës Mauasi (Mawasi), në veriperëndim të Rafahut, në Gazën jugore, ku më parë ishte identifikuar zona humanitare.
Ushtria izraelite nuk e ka konfirmuar ende avancimin, pasi dje njoftoi se operacionet ishin duke u zhvilluar në lagjen Tel a-Sultan të Rafahut.
Megjithatë, IDF-ja ka botuar më parë foto të kolonave të tankeve dhe transportuesve të blinduar të personelit në jug.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments