BURRI QË NUK SHKON MIRË ME GRUAN VDES SHPEJT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 6, 2023
- 2 min read

Tel Aviv, Izrael | Faktori që vjedh aq vite jetë sa duhan dhe një mënyrë jetese sedentare, quhet keqfunksionim i marrëdhënies në çift. Zakonet e këqija si pirja e duhanit, mungesa e aktivitetit fizik, dhe konsumimi i tepërt i alkoolit, mund të lidhen me uljen e jetëgjatësisë, por, e njëjta gjë duket të jetë rasti për një marrëdhënie të dobët. Shihni çfarë gjetën studiuesit. Lajmi ka të bëjë me meshkujt, dhe sipas studiuesve nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Tel Avivit, faktori që kërcënon jetëgjatësinë e tyre po aq sa duhani, dhe një mënyrë jetese sedentare është një martesë e keqe. Hulumtimi është publikuar në Journal of Clinical Medicine. Burrat izraelitë që ishin të pakënaqur në martesat e tyre kishin 94% më shumë gjasa të kishin një goditje në tru gjatë periudhës pasuese prej tre dekadash, dhe 21% më shumë gjasa të vdisnin nga çfarëdo shkaku. Në krahasim, rreziku përkatës i vdekjes nga pirja e duhanit arriti në 37%, dhe nga një mënyrë jetese sedentare (e ulur) në 21%, thanë studiuesit. Si shpjegohen gjetjet e shkencëtarëve? Një shpjegim i mundshëm është se meshkujt që janë të pakënaqur në martesat e tyre mund të kenë më shumë gjasa të kenë probleme të tilla si dëshpërimi (depresioni), ankthi dhe stresi, faktorë që rrisin rrezikun e goditjes në tru. Përveç kësaj, siç shpjegojnë ekspertët, ata kanë më shumë gjasa të përpiqen të përballojnë situatën duke adoptuar zgjedhje jo të shëndetshme si përdorimi i alkoolit, pirja e duhanit dhe dieta e dobët. Studimi përfshiu 9000 burra të cilët u ndoqën për 32 vjet. Gjetjet janë në përputhje me hulumtimet e mëparshme, që tregojnë se martesat e këqija mund të ndikojnë në jetëgjatësinë e burrave dhe grave. Nga ana tjetër, një studim i vitit 2019 i publikuar në Psychological Science tregoi se të jetuarit e lumtur me një bashkëshort mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga çdo shkak deri në 13%, gjatë ndjekjes tetëvjeçare të pjesëmarrësve në studim. Studiuesit theksojnë gjithashtu se të kesh një familje në përgjithësi lidhet me jetëgjatësinë e prindërve. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comentarios