top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BYROJA FEDERALE E HETIMIT (FBI) ARRESTOI GJYQTAREN HANNAH DUGAN TË QARKUT MILLUOKI (MILWAUKEE) ME AKUZËN PËR PENGIM TË ZBATIMIT TË LIGJEVE TË IMIGRACIONIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Kash Patel njoftoi se agjentët federalë kanë arrestuar një gjykatës të qarkut Milluoki (Milwaukee) me akuzën për pengim të zbatimit të ligjeve të imigracionit.

 

Byroja ka arrestuar gjyqtaren Hannah Dugan me akuzën e mashtrimit të qëllimshëm të agjentëve federalë në lidhje me një emigrant që po ndiqej nga autoritetet federale”, shkroi z. Patel në mediat sociale.

 

Administrata Tramp (Trump) është zotuar të hetojë dhe ndjekë penalisht zyrtarët lokalë që nuk arrijnë të bashkëpunojnë me luftën federale kundër imigracionit të paligjshëm.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page