top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BYROJA FEDERALE E HETIMIT (FBI): NIKITA CASAP (KASAP) ME MOSHË 17 VJEÇ PLANIFIKOI TË VRISTE PRESIDENTIN TRAMP (TRUMP) POR NDRYSHOI MENDJE DHE DYSHOHET SE VRAU TË ËMËN DHE NJERKUN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 days ago
  • 3 min read

Uiskonsin, Amerikë | Një adoleshent nga Uiskonsini (Wisconsin) dyshohet se vrau prindërit e tij si pjesë e një komploti për të vrarë presidentin amerikan Danlld Tramp (Donald Trump)”, thanë autoritetet federale në dokumentet e sapopambyllura të gjykatës.

 

Z. Nikita Casap (Kasap), me moshë 17 vjeç, bëri thirrje për vrasjen e presidentit Tramp (Trump) dhe rrëzimin e qeverisë amerikane në dokumentet e shkruara dhe mesazhet me tekst të gjetura nga hetuesit, sipas një deklarate federale.

 

Ai përballet me nëntë akuza për krime, duke përfshirë dy akuza për vrasje të shkallës së parë dhe dy akuza për fshehjen e një trupi, sipas të dhënave të gjykatës së Qarkut Waukesha.

 

Autoritetet gjithashtu e akuzojnë atë me tre akuza federale: vrasjen e një presidenti, komplot dhe përdorim të armëve të shkatërrimit në masë, sipas deklaratës së betimit.

 

Transmetuesi televiziv “CNN” ka kontaktuar avokatët e tij për koment, siç raportohet në faqen e internetit të rrjetit amerikan.

 

Sipas Qarkut, ai ende nuk e ka pranuar përfshirjen e tij në asnjërën nga akuzat penale.

 

Nëna e tij, Tatiana Kasap (Casap), dhe njerku i tij, Danlld Maiër (Donald Mayer), u gjetën të dy të vdekur brenda shtëpisë së tyre nga plagët me armë zjarri.

 

Autoritetet besojnë se ata u vranë më 11 shkurt të vitit 2025.

 

Departamenti i Policisë WaKeeney në Kansas fillimisht e arrestoi për vjedhjen e SUV-së së njerkut të tij dhe posedimin e një arme zjarri.

 

Zyra e Sherifit të Qarkut Waukesha mori një urdhër kërkimi dhe gjeti materiale në telefonin e tij në lidhje me “Urdhrin e Nëntë Këndeve”, i cili, është një rrjet individësh që kanë pikëpamje ekstremiste neo-naziste me motive racore - sipas dokumenteve të gjykatës.

 

Gjithashtu u gjetën fotografi dhe komunikime që i referoheshin një manifesti të vetë-përshkruar rreth vrasjes së presidentit, ndërtimit të bombave dhe kryerjes së sulmeve terroriste, sipas hetuesve.

 

Në automjet, sherifi gjeti një kasafortë të hapur, bizhuteri femrash, pajisje elektronike, rreth 14 mijë dollarë dhe dokumente bankare.

 

Një dokument prej tre faqesh i gjetur nga FBI-ja kërkonte vrasjen e presidentit Tramp (Trump) për të krijuar një revolucion politik në ShBA-ës dhe për të shpëtuar racën e bardhë.

 

Dokumenti përmbante gjithashtu imazhe të ish-diktatorit gjerman Adolf Hitler.

 

FBI-ja gjeti gjithashtu një foto dhe mesazhe në telefonin e tij me informacione se si të përdorej një dron si një avion sulmues pa pilot, sipas dokumenteve.

 

Ai pagoi, të paktën pjesërisht, për një dron dhe eksploziv për të kryer një sulm”, thanë hetuesit.

 

Ata kishin gjetur gjithashtu foto të pjesës së përparme dhe të pasme të kartave të kreditit dhe debitit të z. Maiër (Mayer), si dhe emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin për një llogari bankare.

 

Një shok klase i 17-vjeçarit i tha zyrës së sherifit në muajin mars se ai i kishte thënë se kishte në plan të vriste prindërit e tij, por ai nuk kishte akses në një armë, sipas deklaratës.

 

Ai më vonë i tha shokut të klasës se ai do të miqësohej me dikë që kishte një armë dhe do ta vidhte atë”, sipas deklaratës së dhënë nën betim.

 

Në dokumentin e gjykatës thuhet gjithashtu se ai i tha shokut të klasës se ai ishte në kontakt me dikë në Rusi dhe se ata po planifikonin të rrëzonin qeverinë amerikane dhe të vrisnin presidentin Tramp (Trump).

 

Ai është planifikuar të dalë në gjyq më 7 maj të vitit 2025, sipas dosjes gjyqësore të qarkut Waukesha.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page