BYROJA FEDERALE E HETIMIT (FBI) ORGANIZOI SEMINAR ME PROKURORËT E PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK) NË PESHKOPI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 7, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Përmes një postimi në rrjetet sociale virtuale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ndau me publikun çaste nga seminari i organizuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Seminari u organizua në Peshkopi.
“Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në postim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments