top of page
E BARDHË SHIRIT.png

CEO I “X” PARALAJMËROI KINËN PËR RREZIKUN QË I KANOSET NGA SUPER INTELIGJENCA DIXHITALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 19, 2023
  • 1 min read

Pekin, Kinë | Z. Illën Mask (Elon Musk) zbuloi se ai paralajmëroi udhëheqësit e lartë kinezë për kërcënimin e mundshëm të një “superinteligjence dixhitale”, të udhëhequr nga inteligjenca artificiale (AI), që mund të përmbysë Partinë Komuniste Kineze, dhe të fitojë kontrollin e vendit. Ai diskutoi në rrjetin shoqëror virtual Iks “X” mbi rreziqet e inteligjencës artificiale, dhe fuqinë e saj për të prishur sistemet politike. Asnjë qeveri nuk dëshiron ta gjejë veten të zhveshur nga një superinteligjencë dixhitale”, tha z. Mask (Musk) gjatë diskutimit të tij. Ai përmendi diskutimet e tij me udhëheqësit kinezë gjatë vizitës së tij në Kinë, në muajin maj, dhe shprehu interes për zhvillimin e një kuadri ndërkombëtar bashkëpunues për të rregulluar inteligjencën artificiale (AI). Megjithatë – sipas tij - kishte shqetësime për gatishmërinë e Kinës për të kontrolluar inteligjencën artificiale (AI), dhe potencialin e saj për kontroll tekno-totalitar. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Kommentarer

Betygsatt till 0 av 5 stjärnor.
Inga omdömen ännu

Lägg till ett betyg
bottom of page