top of page
E BARDHË SHIRIT.png

CHAT-GPT KONSUMON SHUMË UJË, 1 SHISHE PËR BISEDË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 15, 2023
  • 1 min read

Softueri popullor i inteligjencës artificiale ChatGpt i OpenAi dhe ai Bard i Google konsumojnë shumë energji dhe kërkojnë qendra të mëdha të dhënash, ftohja e këtyre objekteve përfshin një humbje të madhe uji. Për shembull, një studim nga Universiteti i Kolorados Riverside dhe Universiteti i Teksasit në Arlington llogariti se trajnimi ChatGpt-3 konsumonte 700000 litra ujë të freskët për ftohjen e qendrës së të dhënave. Një sasi e mjaftueshme për të prodhuar 370 makina BMW ose 320 Tesla. Ndërsa shkëmbimi i bisedave të një përdoruesi mesatar me ChatGpt është i barabartë me konsumin e një shishe uji. Duke pasur parasysh popullaritetin e paprecedentë të këtyre chatbots, studiuesit kanë frikë se i gjithë ky konsum i ujit mund të ketë një ndikim shqetësues në furnizimin me ujë mes thatësirës në rritje dhe shqetësimeve mjedisore. Studiuesit gjithashtu presin që këto konsume të ujit do të rriten më tej me modelet më të reja, si Gpt-4, të cilat bazohen në një grup dhe përpunim më të madh të dhënash sesa softueri paraardhës. Çështjet e konsumit të ujit nuk janë të kufizuara në modelet OpenAI. Studiuesit kanë bërë edhe llogaritje për konsumin e ujit të Google. Qendrat e saj të të dhënave në SHBA pinë kolektivisht 12.7 miliardë litra ujë të freskët në vitin 2021, rreth 90 përqind e të cilit ishte i pijshëm. "Gjurma e ujit e modeleve të inteligjencës artificiale nuk mund të mbetet më nën radar - shpjegojnë autorët e studimit - ajo duhet të trajtohet si prioritet dhe si pjesë e përpjekjeve kolektive për të luftuar sfidat globale të ujit".

Σχόλια

Βαθμολογήθηκε με 0 από 5 αστέρια.
Δεν υπάρχουν ακόμη βαθμολογίες

Προσθέστε μια βαθμολογία
bottom of page