top of page
E BARDHË SHIRIT.png

CILAT JANË “5 HELMET” NDAJ TË CILËVE INTELIGJENCA KINEZE QENDRON GJITHË SY E VESHË?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 11, 2023
  • 2 min read

Nga z. Xhuzepe Galiano (Giuseppe Gagliano).

Pekin, Kinë | Modernizimi i komunitetit të inteligjencës kineze është i pashembullt në historinë e fundit dhe madje ka tejkaluar rritjen e fondeve të dhëna për ushtrinë kineze, përfundoi një raport i qeverisë britanike.


Sipas të njëjtit raport, qeveria kineze shpenzon më shumë për ato që i percepton si kërcënime të brendshme, sesa për qëllimet e jashtme, që përfshijnë vendet perëndimore dhe aleatët e tyre.


INTERESAT KOMBËTARE BRENDA DHE JASHTË. Versioni i redaktuar i raportit u publikua nga Komiteti i Inteligjencës dhe Sigurisë i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, i cili monitoron aktivitetet e komunitetit britanik të inteligjencës.


Ai fokusohet në ambiciet kombëtare dhe globale të Kinës, dhe diskuton rolin e shërbimeve të inteligjencës së Kinës në këto përpjekje.


Një temë që përshkon raportin prej 222 faqesh është se ambiciet e brendshme dhe ndërkombëtare të Kinës janë të ndërthurura, pasi Pekini nuk arrin të bëjë dallimin midis interesave të tij thelbësore kombëtare brenda dhe jashtë vendit.


Për më tepër, raporti vë në dukje se komuniteti i inteligjencës kineze luan një rol qendror në të dy aspektet.


A I ZBEH INTELIGJENCA E KINËS PERËNDIMORËT?

Raporti vë në dukje se Kina “pothuajse me siguri ruan aparatin më të madh të inteligjencës shtetërore në botë”, duke i krahasuar me ato të rivalëve të saj perëndimorë.


Këta të fundit janë të detyruar të përqendrojnë punën e tyre kundërzbulimit “në ato aspekte që janë më sfiduese.


Janë tre agjenci zyrtare të inteligjencës kineze, theksoi raporti; ato përbëhen nga Ministria e Sigurisë së Shtetit, dhe Ministria e Sigurisë Publike, të dyja civile, si dhe Forca Mbështetëse Strategjike e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze.


Kjo e fundit ofron mbështetje sinjalizuese të inteligjencës, ndërkohë që dy agjencitë civile kryejnë një sërë detyrash të inteligjencës dhe kundërzbulimit.


Megjithatë, qasja e shtetit kinez ndaj sigurisë do të thotë se pothuajse të gjitha agjencitë qeveritare luajnë një lloj roli të lidhur me inteligjencën.


Kjo e bën të vështirë llogaritjen e saktë të shtrirjes së plotë të aparatit të inteligjencës së Kinës, vuri në dukje raporti.


PESË HELMET”, SIPAS KINËS.

Në veçanti, agjencitë e inteligjencës kineze janë të fokusuara kryesisht në atë që qeveria kineze e percepton si kërcënime të brendshme për qeverinë e saj, të cilën Pekini e ka quajtur “pesë helmet”.


Sipas raportit, këto përbëhen nga: Lëvizja e Pavarësisë Tajvaneze; lëvizjet separatiste në Tibet dhe Xinjiang; lëvizja fetare Falun Gong; dhe aktivizmi pro-demokracisë brenda Kinës.


Mbledhja e inteligjencës dhe operacionet e tjera që lidhen me të ashtuquajturat “pesë helmet”, përfshijnë aktivitetet e inteligjencës që zhvillohen jashtë shtetit dhe synojnë komunitetet e emigrantëve kinezë.


Vlen gjithashtu të theksohet se, sipas raportit, Pekini shpenzon “gati 20 për qind më shumë për sigurinë e brendshme sesa për mbrojtjen e jashtme.


SHPENZIMET PËR INFRASTRUKTURË DHE OPERACION.

Për më tepër, rritja e shpenzimeve për infrastrukturën dhe operacionet e inteligjencës është mbresëlënëse nga çdo standard vlerësimi dhe “tejkaloi edhe modernizimin dramatik ushtarak të fundit të Kinës”, në vitet e fundit, vuri në dukje raporti.


Rritja e shpenzimeve “duket se ka çuar në përmirësimin e aftësive”, përfundon raporti.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page