top of page
E BARDHË SHIRIT.png

CILAT JANË KRITERET E PËRZGJEDHJES PËR TU REKRUTUAR NË FORCAT E ARMATOSURA?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 3, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë po hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.

 

Përmes një statusi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama bën me dije se aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, www.mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutimit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë.

 

Si do të rekrutohet një ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura?

 

Shtetasit shqiptarë për t’u rekrutuar ushtarë/detarë aktiv në FA duhet të plotësojnë disa kritere si:  të jetë shtetas shqiptar; të mos jetë në ndjekje penale dhe në proces gjykimi; të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale; të ketë figurë të pastër morale; të mos jetë i deportuar për kryerje të veprave penale;  të mos ketë probleme me drogën dhe alkolin; të mos jetë kontigjent krimi dhe të mos jetë i evidentuar si i tillë nga organet ligjzbatuese; mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç.

 

Në momentin e titullimit ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 30 vjeç.

 

Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA, Orkestrës Frymore dhe Orkestrës Simfonike dhe që në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç; të ketë kryer arsimin minimalisht 9 - vjeçar, brenda ose jashtë vendit; të kenë gjatësinë trupore mbi 165 cm për meshkujt dhe mbi 160 cm për femrat; të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtarë/detarë aktiv nga Komisioni Mjekësor Ushtarak; të ketë rezultuar pa probleme gjatë verifikimit të kushtit të sigurisë të kryer nga strukturat përgjegjëse.

 

Qendra e Personel Rekrutimit vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes vetëm me kandidatët të cilët kanë paraqitur dokumentacionin dhe më pas bëhet përzgjedhja e tyre.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page