top of page
E BARDHË SHIRIT.png

CILI ËSHTË BOSHTI I REZISTENCËS SË IRANIT?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 17, 2023
  • 3 min read

Uashington, Amerikë | Rrjeti i milicive aleate të vendit në Lindjen e Mesme është bërë më i fuqishëm.


Amerika thotë se trupat e saj në Siri dhe Irak janë sulmuar të paktën 55 herë që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.


Duke fajësuar Iranin dhe përfaqësuesit e tij anembanë Lindjes së Mesme, ajo është kundërpërgjigjur: më 12 nëntor, Amerika nisi grupin e tretë të sulmeve ajrore në Sirinë lindore, që nga fundi i tetorit.


Përfaqësuesit e Iranit deri më tani nuk kanë ndërmarrë sulme që mund ta tërheqin Amerikën në një luftë në shkallë të gjerë.


Por, fuqia e tyre e zjarrit, përbën një kërcënim të qartë për Amerikën, si dhe aleatët e saj. Cili është ky bosht i vetëshpallur i rezistencës, dhe sa i fuqishëm është ai?


Pas revolucionit islamik të vitit 1979, Irani u përpoq të eksportonte ideologjinë e tij, dhe të ndërtonte peshën e tij politike në të gjithë Lindjen e Mesme.


Një nga mjetet e tij për ta bërë këtë ishte një rrjet përfaqësuesish të dhunshëm, dhe aleatësh, që përfshin Irakun, Libanin, Sirinë, Jemenin dhe gjetkë.


Edhe pse jo çdo anëtar i këtij grupi ndan fondamentalizmin fetar të Iranit – anëtarët sunitë as nuk ndajnë besimin e tij – ata kanë synime të përbashkëta: rezistimi i ndikimit perëndimor, dhe përballja me Izraelin.


Boshti ka qenë prej kohësh i koordinuar nga Forcat Kuds (Quds) të Iranit, një krah i Gardës Revolucionare Islamike, garda pretoriane e regjimit.


Forca pre mbi shtetet e dobëta. Në vitin 1982 filloi trajnimin e militantëve të rinj shiitë në Liban, për të ngacmuar ushtarët izraelitë, që po pushtonin jugun e vendit.


Gjatë gjithë viteve 1990, Forca Kuds (Quds) ofroi mbështetje të konsiderueshme për grupet islamike palestineze, duke përfshirë Xhihadin Islamik Palestinez dhe Hamasin.


Ai gjithashtu mbështeti Aleancën Veriore, një grupim i lirë në Afganistan, që i rezistoi pushtimit të talebanëve në 1996.


Në vitin 2002, presidenti amerikan Xhorxh W Bush (George W Bush), paralajmëroi për një bosht të ri të së keqes, që përfshin Korenë e Veriut, Iranin dhe Irakun.


Pasi Al-Zahf al-Akhdar, një gazetë libiane, shkroi një editorial të lexuar gjerësisht, duke dënuar frazën, disa media arabe dhe iraniane, filluan të përdorin frazën boshti i rezistencës, për të përshkruar rrjetin në rritje, të milicive anti-amerikane në rajon.


Në fund të viteve 1990, pasi Kasem Sulejmani (Qassem Suleimani) - në foto, në një poster - një zyrtar i shquar i sigurisë iraniane, i vrarë më vonë nga Amerika, mori drejtimin e grupit, Forca Kuds (Quds) filloi të zgjeronte rrjetin e saj.


Ajo mbështeti kundërshtarët shiitë të regjimit të Sadam Huseinit, duke përfshirë organizatën Badr, një milici e fuqishme, që më vonë do të pretendonte mes 10000 dhe 50000 burra nën armë.


Pas pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, Forcat Kuds (Quds) themeluan grupe të armatosura në vend, për të luftuar trupat amerikane dhe britanike.


Në luftën civile të Sirisë, e cila, filloi në vitin 2011, Forcat Kuds (Quds) trajnuan dhe armatosën milicitë aleate me Bashar al-Asad, presidentin e vendit.


Ai gjithashtu mblodhi rreth 70000 burra të armatosur nga Afganistani, Pakistani, Libani dhe Iraku, për të luftuar në Siri, në dekadën deri në vitin 2021, sipas zyrtarëve iranianë.


Në Jemen, Forcat Quds mbështetën Houthitë, një grup shiit që ishte rebeluar kundër qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite, dhe kishte marrë kontrollin e zonave të vendit.


Departamenti i Shtetit i Amerikës vlerëson se Irani shpenzoi 700 milionë dollarë në vit, për të mbështetur milicitë, përpara se sanksionet të godasin të ardhurat e vendit në vitin 2019.


Një pjesë e madhe e këtyre fondeve iu kushtuan grumbullimit të arsenaleve të partnerëve afatgjatë të Iranit.


Hizbullahu, i cili ka shkëmbyer zjarr të rregullt me Izraelin përgjatë kufirit libanez, që nga sulmi i Hamasit, mendohet se ka një arsenal prej 150000 raketash.


Që nga vrasja e z. Sulejmani në vitin 2020, anëtarët më të fuqishëm të boshtit të Iranit, si Hizbullahu, janë bërë më autonom.


Irani thotë se nuk kishte paralajmërim paraprak për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit. Por, megjithatë, e ka përdorur konfliktin për të krijuar më shumë kaos në rajon.


Dhe ka përfituar në mënyra të tjera: luftimet në Gaza kanë ndalur përpjekjet diplomatike për të normalizuar marrëdhëniet midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, rivalit kryesor të Iranit.


Irani ka më shumë për të fituar nga trazirat.


Zemërimi në të gjithë Lindjen e Mesme, për mbështetjen perëndimore për Izraelin, mund të ndihmojë disa grupe të sponsorizuara nga Irani, të tërheqin më shumë rekrutë të pakënaqur, dhe rëndësia e Hamasit, një grup sunit, në luftën kundër Izraelit, mund të lehtësojë tensionet sektare brenda rrjetit.


Dhe nëse luftimet përhapen përtej Gazës, një rritje e çmimeve të naftës do të mbushte arkat e Iranit.


Një luftë e plotë që tërhiqte Amerikën, do të ishte katastrofike për të gjithë rajonin; për këtë, të paktën, Irani duket se sheh sy për sy me Satanin e Madh.


Por mos prisni që ai të luajë si paqebërës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page