COVID-19: NJË PLAK NGA HOLANDA MBETI POZITIV ME VIRUSIN PËR 613 DITË | VIRUSI NDRYSHOI VETËVETEN MBI 50 HERË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 22, 2024
- 1 min read
Amsterdam, Vendet e Ulëta | Një plak në Holandë rezultoi pozitiv për Covid-19 për 613 ditë, me virusin që raportohet se ka ndryshuar formën mbi 50 herë gjatë kësaj periudhe.
Kjo është ajo që doli nga një studim i kryer nga studiuesit në Qendrën Mjekësore Universitare (UMC) në Amsterdam, sipas të cilit, ky do të ishte infeksioni më i gjatë me koronavirus i gjetur ndonjëherë.
Burri, një pacient 72-vjeçar me imunitet të kompromentuar, rezultoi vazhdimisht pozitiv për Covid-19 nga pranimi i tij në një klinikë të Amsterdamit në muajin shkurt të 2022 deri në vdekjen e tij në muajin tetor të vitit të ardhshëm.
Ai fillimisht ishte i infektuar me variantin Omnicron të koronavirusit, por virusi u mutua më shumë se 50 herë në trupin e tij.
Me sa dinë studiuesit ai nuk ka infektuar asnjë pacient tjetër me formën e tij të mutuar të virusit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox