DALAI LAMA U NDERUA ME ÇMIMIN NDËRKOMBËTAR GOLD MERCURY 2025 | DELEGACIONI I ÇMIMIT TË PAQES U PRIT SOT NË DHARAMSALA TË INDISË KU GJENDET SELIA E QEVERISË TIBETIANE NË MËRGIM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 31
- 1 min read

Dehli i Ri, Indi | Dalai Lamës (Lama) iu dha Çmimi Ndërkombëtar i Mërkurit të Artë për Paqen.
Çmimi iu dha sot në Dharamsala, e njohur më së miri si selia aktuale e qeverisë tibetiane në mërgim në veri të Indisë, në njohje të promovimit të paqes, dhembshurisë, edukimit dhe të drejtave të njeriut gjatë gjithë jetës së tij.
Pasi mori statuetën e artë nga duart e z. Nikolas (Nicolas) De Santis, president dhe sekretar i përgjithshëm i çmimit, udhëheqësi shpirtëror tibetian mirëpriti një delegacion përfaqësuesish të çmimeve në rezidencën e tij.
Çmimi, i krijuar në vitin 1961 me iniciativën e Centro Giornalistico Annali, një shoqatë e gazetarëve italianë, ka marrë një dimension ndërkombëtar me kalimin e viteve, duke u zyrtarizuar në vitin 1975.
Midis anëtarëve të delegacionit të pritur sot nga Dalai Lama ishte filantropisti dhe producenti i filmit italian Serxho Skampanjini (Sergio Scapagnini), i cili, vitin e kaluar mori Çmimin Mercury në Kalkuta për punën e tij me fëmijët e rrugës dhe që prodhoi filmin italo-indian me titull: “Parikrama-La storia di Lala”, i cili, u shfaq dje premierë në seksionin kushtuar Italisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, i cili përfundoi në Habitat.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments