top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DANIELA KLETTE; ANËTARJA E USHTRISË SË KUQE DOLI NË GJYQ NË GJERMANI | BANDA E SAJ VRAU MBI 30 FIGURA PUBLIKE GJATË VITEVE 1970-1980 PËR TË KUNDËRSHTUAR LUFTËN NË VIETNAM; 30 VJET QËNDROI NË ARRATI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 25
  • 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Një nga anëtarët e fundit të dyshuar të mbijetuar të grupit Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe që kreu vrasje dhe rrëmbime në Gjermani nga vitet 1970, doli në gjyq të martën pasi u fsheh nga autoritetet për tre dekada.

 

Znj. Daniela Klette, e cila, u arrestua në Berlin në muajin shkurt të vitit 2024, po gjykohet për tentativë vrasje, grabitje dhe posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit, potencialisht duke u përballur me burgim të përjetshëm”, tha një zëdhënës i gjykatës në qytetin verior Celle për agjencinë e lajmeve Rojtërs (Reuters).

 

Avokati i znj. Klette, z. Lukas Theune, ka vënë në dyshim akuzat penale, të cilat, lidhen me periudhën pas përfundimit zyrtar të fraksionit të Ushtrisë së Kuqe në vitin 1998.

 

Avokati Theune nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të dërguar me email për koment.

 

Grupi militant i krahut të majtë doli nga protestat e Gjermanisë kundër luftës në Vietnam dhe vrau rreth 30 njerëz - politikanë gjermanë, biznesmenë dhe ushtarë amerikanë - gjatë viteve 1970 dhe 1980.

 

Prokurorët në nëntor e akuzuan znj. Kletten se kishte kryer një zbavitje grabitjeje me dy bashkëpunëtorë për të mbajtur veten financiarisht si pasojë e shpërbërjes së grupit, i cili, gjatë viteve të para të tij ishte i njohur edhe si “Banda Baader-Meinhof” sipas dy prej themeluesve të saj.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page