Tiranë, Shqipëri | Të qarkullosh me armë zjarri në rrugë, siç ka ndodhur ditët e fundit apo edhe sot në Malësinë e Madhe, nuk është diçka që mundet edhe të ndodhë. Është diçka që nuk duhet kurrësesi të ndodhë.
Policia e Shtetit ka bërë shumë rrugë të gjatë dhe rendi e siguria sot në Shqipëri janë në një situatë të pakrahasueshme me më parë.
Por kurrë nuk mjafton dhe aq më pak mjafton kaq sa është bërë në fushën e sigurisë.
Reformimi i mëtejshëm i organizatës së Policisë, nga qendra në bazë dhe synimi i një shërbimi model, kanë qenë një konstante e përditshme e punës sonë dhe do të jenë edhe më shumë sot.
Qytetarët dhe Shqipëria turistike duan një polici efikase në çdo moment, për të garantuar jetën dhe pronën, për të siguruar një ambient të qetë shoqëror dhe respektim të të drejtave e lirive themelore të çdo individi.
Së shpejti do të jemi gati për të vendosur piketa të reja për një nivel të ri, thuhet në një deklaratë të ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë Ervin Hoxha të botuar në llogarinë e tij në rrjetin social virtual Facebook.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments