top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEL NË TREG ROBOTAKSIA E AKSESUESHME NGA KARROCA PËR INVALIDË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 19, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Cruise, kompania e makinave vetë-drejtuese e mbështetur nga General Motors, zbuloi një robotaksi të aksesueshëme nga karriget me rrota, bazuar në automjetin e saj Origin.


Automjeti autonom i modifikuar përmban një rampë të tërheqshme, dhe kapëse dyshemeje për përdoruesit e karrigeve me rrota.


Cruise bashkëpunoi me BraunAbility, Q'Straint dhe këshillin e tij këshillues të aksesueshmërisë për të zhvilluar automjetin.


Cruise synon të adresojë hendekun e aksesit në automjetet autonome, një çështje që është përballur më parë me kritika.


Ndërsa kompania planifikon testimin e kursit të mbyllur në muajin e ardhshëm, miratimi rregullator dhe reagimet e përdoruesve, do të përcaktojnë nëse ajo mund të dalë në rrugë, për testim pilot, sa më shpejt.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page