top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEPARTAMENTI I DREJTËSISË I SHBA-ës: PEKINI DREJTON RRJETIN E HAKERAVE ME KONTRATË; 12 KINEZË TË AKUZUAR; DY ZYRTARË TË MINISTRISË SË SIGURISË PUBLIKE + PUNONJËS TË “ANXUN INFORMATION TECHNOLOGY CO”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 6
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Dymbëdhjetë shtetas kinezë janë paditur nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara në një operacion kundër një rrjeti hakerësh me kontratë të drejtuar nga Pekini.

 

Këtë e bëri të ditur vetë departamenti.

 

Të paditurit përfshijnë dy zyrtarë nga Ministria e Sigurisë Publike, punonjës të kompanisë private kineze Anxun Information Technology Co - e njohur gjithashtu si i-Soon - dhe anëtarë të grupit të hakerëve APT27, që besohet se janë afër Pekinit.

 

Të pandehurit do të përballen me akuza në gjykatat federale në Jorkut të Ri dhe të Uashingtonit.

 

Sipas autoriteteve amerikane, rrjeti kishte në shënjestër disa entitete, duke përfshirë Departamentin e Thesarit, i cili, pësoi një shkelje të madhe kibernetike në vitin 2024.

 

Sipas një burimi të sigurisë kombëtare amerikane të cituar nga gazeta e Hong Kongut “South China Morning Post”, operacioni konfirmon besimin e Uashingtonit se Kina operon një rrjet hakerësh me kontratë, që përfshin hakerë, punonjës të kompanive të teknologjisë dhe zyrtarë qeveritarë, që synojnë të vjedhin të dhëna nga organizata në mbarë botën.

 

Akuzat dhe dokumentet e tjera të gjykatës tregojnë se agjencitë e zbatimit të ligjit dhe inteligjencës kineze po shfrytëzojnë në mënyrë të pamatur dhe pa dallim një ekosistem hakerash me kontratë për të shtypur shprehjen e lirë dhe për të vjedhur të dhëna nga organizata të shumta në mbarë botën, përfshirë Departamentin e Thesarit”, tha burimi.

 

Departamenti i Shtetit njoftoi gjithashtu sanksione kundër z. Zhou Shuai, një aktor keqdashës kibernetik me bazë në Shangai dhe ndërmjetës të të dhënave, së bashku me kompaninë e tij, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të Shanghai Heiying Information Technology Co.

 

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Temi Brus (Tammy Bruce) tha se Partia Komuniste Kineze duket se i përdor këta aktorë me shkallë të ndryshme kontrolli dhe efektiviteti.

 

Aktorët kibernetikë keqdashës të mbështetur nga Kina mbeten një nga kërcënimet më serioze dhe më të vazhdueshme për sigurinë kombëtare të ShBA-së”, tha znj. Bruce.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page