top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEPARTAMENTI I SIGURISË KOMBËTARE I SHBA-ës URDHËROI UNIVRESTITETIN E HARVARDIT TË DORËZOJË TË DHËNAT E STUDENTËVE NDËRKOMBËTARË TË PËRFSHIRË NË VEPRIMTARITË E DHUNSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 23 hours ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) Kristi Noem urdhëroi të mërkurën Universitetin e Harvardit të japë të dhëna mbi aktivitetet e dhunshme të mbajtësve të vizave studentore deri më 30 prill 2025, ose rrezikon të humbasë certifikimin e Programit Student dhe Shkëmbim Vizitor (SEVP).

 

DHS gjithashtu anuloi 2.7 milionë dollarë financime granti, duke e gjetur se shkolla ishte e paaftë për t'u besuar dollarët e taksapaguesve.

 

Që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, trazuesit e huaj të Harvardit që mbajnë viza dhe fakulteti kanë përhapur urrejtje antisemite, duke synuar studentët hebrenj. Me një fond prej 53.2 miliardë dollarësh, Harvardi mund të financojë kaosin e vet - DHS nuk do ta bëjë”, tha znj. Noem në një deklaratë për shtyp.

 

Task Forca e Përbashkët për të luftuar antisemitizmin ngriu të hënën 2.2 miliardë dollarë grante dhe 60 milionë dollarë kontrata për Universitetin e Harvardit.

 

Ngrirja e financimit erdhi disa orë pasi Harvardi hodhi poshtë kërkesat e bëra nga administrata Tramp (Trump), duke deklaruar:

 

Këto kërkesa shtrihen jo vetëm në Harvard, por në spitale mjekësore dhe kërkimore të inkorporuara veçmas dhe të operuara në mënyrë të pavarur, të cilët, angazhohen në punë për shpëtimin e jetës në emër të pacientëve të tyre.

 

Universiteti nuk do të heqë dorë nga pavarësia e tij ose nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij kushtetuese.

 

As Harvardi dhe as ndonjë universitet tjetër privat nuk mund të lejojë që të merret përsipër nga qeveria federale.

 

Kërkesat e refuzuara nga Harvardi përfshijnë auditime të programeve akademike dhe auditime të pikëpamjeve të studentëve, fakultetit dhe stafit.

 

Një kontroll shtesë do të vendoset mbi qeverisjen e brendshme të universitetit dhe praktikat e punësimit.

 

Zbatimi i Emigracionit dhe Doganave në ShBA-ës kërkon që universitetet të marrin një certifikatë për të pranuar studentë ndërkombëtarë.

 

Sipas Programit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit, certifikimi është i nevojshëm që një shkollë të lëshojë një “Certifikatë të pranueshmërisë për statusin e studentit”, për studentët e saj të ardhshëm ndërkombëtarë, në mënyrë që ata të mund të marrin një vizë studentore dhe të hyjnë në ShBA-ës.

 

Revokimi do të ndalojë Harvardin të rekrutojë studentë ndërkombëtarë.

 

Në muajin mars, Universiteti Kolumbia, një tjetër universitet i Ivi Lig (Ivy League), ra dakord me kërkesat e administratës Tramp (Trump) mes frikës së shkurtimeve të fondeve federale.

 

Kërkesat përfshijnë mbikëqyrjen e programit të studimeve të Lindjes së Mesme dhe zbatimin e rregullave për protestat e studentëve.

 

Veprimi i fundit kundër Harvardit është pjesë e planit të presidentit Tramp (Trump) për të luftuar antisemitizmin që nga muaji janar.

 

Departamenti i Drejtësisë i ShBA-ës gjithashtu nisi një hetim në muajin mars kundër Universitetit të Kalifornisë për të përcaktuar nëse sistemi i tij përfshihej në një model të diskriminimit antisemitik.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page