DEPUTETI BRITANIK NGRITI PADI PËR SHPIFJE KUNDËR KOLEGUT TË TIJ PËR REAGIME PRO-PALESTINEZE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 4, 2023
- 3 min read

Znj. Elisabeth Driscoll | Shkolla Juridike e U. Bristol, Mbretëri e Bashkuar.
Londër, Mbretëri e Bashkuar | Anëtari i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar (deputeti) Endi Mek’Dëunëlld (Andy McDonald), nisi procedimet ligjore të premten, kundër kolegut të tij, deputetit Kris Kllerksëun (Chris Clarkson), mbi deklaratën shpifëse të deputetit Kllerksëun (Clarkson), për përfshirjen e deputetit Mek’Dëunëlldit ( McDonald) në një tubim pro Palestinës, në mes të luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas.
Deputeti Kllerksëun (Clarkson) pretendoi se komentet e deputetit të paditur, në një tubim pro Palestinës, ishin një përpjekje për të justifikuar veprimet vrasëse të Hamasit.
Si rezultat i pjesëmarrjes në miting, ai aktualisht është i pezulluar nga Partia e Punës (parlamentare), dhe ulet në Parlament si deputet i pavarur.
Një hetim për këtë çështje po vijon në Kuvend.
Postimi i pretenduar shpifës i deputetit Kllerksëun (Clarkson), i postuar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), përfshin një video të fjalimit të deputetit Mek’Dëunëlldit ( McDonald) në tubim, në të cilin ai përdori shprehjen “midis lumit dhe detit”.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman ka pohuar më parë se fraza është antisemite, dhe ka pohuar se është gjerësisht e kuptuar për të bërë thirrje për shkatërrimin e Izraelit.
Ajo pretendoi se çdo përpjekje për të pretenduar të kundërtën është e pasinqertë.
Fraza i referohet shtetit të Izraelit, i cili, shtrihet midis lumit Jordan dhe detit Mesdhe.
Postimi deputetit Kllerksëun (Clarkson) vazhdoi, “midis lumit dhe detit” është një thellim i keq, antisemitik - të shohësh një deputet laburist, duke e përdorur atë ndërsa kërkon të justifikojë veprimet vrasëse të Hamasit duhet të jetë tronditëse. Mjerisht, nuk është befasuese.
Sekretarja Braverman gjithashtu postoi: “Të dëgjosh frazën të bërtitur në publik shkakton alarm jo vetëm për hebrenjtë, por për të gjithë njerëzit e denjë. Ata që promovojnë urrejtje në rrugët e Britanisë duhet të kuptojnë se toleranca jonë ka kufij.”
Një zëdhënës i Partisë Laburiste reflektoi mbi situatën, duke thënë: “Komentet e bëra nga Endi Mek’Dëunëlld (Andy McDonald), në fundjavë ishin thellësisht fyese, veçanërisht në një kohë të rritjes së antisemitizmit, që i ka lënë hebrenjtë të frikësuar për sigurinë e tyre.”
Në procedurat ligjore të nisura të premten, deputeti Mek’Dëunëlld (McDonald) tha se “postimi i deputetit Kllerksëun (Clarkson) ishte shumë shpifës dhe shkaktoi dëm serioz në reputacionin tim…. Shumë nga ato që kam thënë ditët e fundit për ngjarjet e fundit në Izrael dhe Palestinë janë shtrembëruar dhe keqinterpretuar qëllimisht.”
Ai gjithashtu vuri në dukje se fraza e tij e plotë në tubim ishte: “Nuk do të pushojmë derisa të kemi drejtësi. Derisa të gjithë njerëzit, izraelitët dhe palestinezët, midis lumit dhe detit, të mund të jetojnë në liri paqësore.”
Ai i ka dërguar një letër pretendimi për shpifje deputetit Kllerksëun (Clarkson), në hapin e parë të fillimit të procedimit.
Deklarata e deputetit Mek’Dëunëlld (McDonald) sqaroi gjithashtu se ai po bënte thirrje për paqe në luftën Izrael-Gaza, dhe në veçanti, për një armëpushim të menjëhershëm gjithëpërfshirës, pauzë humanitare në konflikt, në vend të armëpushimit.
Deputeti Pol Bristou (Paul Bristow) u shkarkua pasditen e së hënës, pasi ka thyer radhët e Partisë Konservatore, duke i shkruar një letër më 26 tetor 2023 kryeministrit Rishi Sunak.
Në të, ai pohoi, se “palestinezët e zakonshëm nuk janë Hamasi… Ata nuk duhet të vuajnë dënimin kolektiv për krimet e Hamasit. Ne kemi nevojë për një armëpushim.”
Një zëdhënës i kryeministrit tha se vendimi për të shkarkuar deputetin Bristou (Bristow) ishte për shkak të “komenteve që nuk ishin në përputhje me parimet e përgjegjësisë kolektive.”
Bashkëmoshatari i laburistëve Lordi Mandelson, i ka paralajmëruar deputetët për përdorimin e gjuhës që “do të interpretohej si vënie në pikëpyetje e ekzistencës së Izraelit, dhe të drejtave të izraelitëve për të jetuar në vendin e tyre” dhe komentoi të premten se fjalët e deputetit Mek’Dëunëlld (McDonald) “kërkojnë që ai person të vihet jashtë çadrës, dhe këtë ka bërë partia.”
Deputeti Mek’Dëunëlld (McDonald) u përgjigj duke pretenduar se Lordi Mandelson keqinterpretoi qëllimisht deklaratat e tij.
Znj. Keit Dav (Kate Dove), bashkë-kryetarja e grupit të fushatës Momentum, e ka quajtur pezullimin e deputetit Mek’Dëunëlld (McDonald) “një përpjekje të tmerrshme dhe oportuniste nga partia për të heshtur ata që flasin në solidaritet me Palestinën.”
Rrjeti Mysliman Laburist lëshoi gjithashtu një deklaratë, duke e quajtur pezullimin “të turpshëm dhe thellësisht fyes.”
Deklarata vazhdoi: “E drejta themelore për të jetuar në paqe, me liri dhe vetëvendosje është një e drejtë që duhet zbatuar për të gjithë popujt. Përfundimi i vetëm që mund të nxirret, është se ata që kanë marrë këtë vendim, nuk e shohin jetën palestineze dhe myslimane si të merituar për këtë parim themelor.”
Disa ditë pasi Hamasi sulmoi për herë të parë Izraelin, dhe Izraeli shpalli luftë, sekretarja Braverman urdhëroi policinë e Mbretërisë së Bashkuar të rriste kontrollin ndaj shfaqjeve të mbështetjes palestineze.
Në bazë të deklaratës së sekretares Braverman qëndron fakti që Hamasi është cilësuar si një grup terrorist në Britaninë e Madhe, gjë që e bën vepër penale të tregosh çdo mbështetje ndaj tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments